Festë pa maska e distancë, Grubi: Fotografia është bërë gjatë befasisë së vogël për Ahmetin

Fotografia e funksionarëve të lartë të BDI-së, të cilët pa maska dhe distancë e kanë festuar ditëlindjen e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, në objektin e ri barok të Ministrisë për Sistem Politik është bërë gjatë një befasie të “vogël” për kryetarin, thotë zv/kryeministri Artan Grubi, njofton Portalb.mk.

Ali Ahmeti
Ali Ahmeti

Grubi thotë se organizimin e këtyre ngjarjeve në hapësira shtetërore e kanë traditë.

“Ngjarja është organizuar në ditën e parë të punës në vitin e ri dhe sipas protokolleve. Fotografia është bërë nga Osmani ishte vetëm një moment për fotografi të përbashkët gjatë një befasie të vogël që kolegët ia kanë përgatitur zotëri Ahmetit, ngjashëm ashtu sikur vitin e kaluar në Kuvend, duke e shfrytëzuar praninë e tij”, thotë Grubi për Makfax.

Edhe pse gjatë fotografisë, por edhe në fotografinë ku lideri Ahmeti e pret tortën, askush nuk barte maskë dhe nuk kishte distancë prej dy metrave, Grubi thotë se i kanë respektuar protokollet.

“Protokollet fillimisht i respektojmë për shëndetin tonë personal dhe për familjet tona, por edhe për qytetarët”, tha Grubi.

Fotografinë nga festa e publikoi ministri i Punëve të Jashtëm, Bujar Osmani, a më vonë në rrjetet sociale u shpërnda edhe fotografia në të cilën lideri Ahmeti e pret tortën, a simpatizuesit e tij ia urorin 62 vjetorin e lindjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button