Të paktën 150 euro do t’iu kushtojë fotografia pa maskë zyrtarëve të BDI-së

Ministria e Brendshme ka dorëzuar urdhërpagesat për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse për 15 zyrtarët e BDI-së. Gjobat janë 20 euro secila, por ashtu si për të gjithë qytetarët, edhe për funksionarët, rregulli është që nëse e paguajnë gjobën brenda një jave, e njëjta do të ulet në 10 euro, njofton Portalb.mk.

Zyrtarët e BDI-së, siç u njoftua, mund të ndëshkohen në mënyrë shtesë për shkeljen e ndalimit të mbledhjes dhe mund të përballen me akuza penale për mosrespektim të rregullave shëndetësore në gjendje epidemie.

Siç njoftoi Televizioni Telma, Inspektorati Shtetëror i Punës do të përfundojë mbikëqyrjen e jashtëzakonshme nesër dhe do të përcaktojë nëse është shkelur protokolli i miratuar nga Qeveria për masat parandaluese në të gjitha vendet e punës. Inspektorët e punës gjithashtu do të kontrollojnë nëse është kryer vepër penale sipas nenit 206 të Kodit Penal, gjegjësisht mosveprim sipas masave shëndetësore në kohë epidemie.

Drejtoresha e Inspektoratit të Punës, Jovana Trençevska, deklaroi se nesër duhet të ketë informata që janë verifikuar në Ministria e Sistemit Politik.

Pasi, zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi u bëri thirrje institucioneve kompetente t’i shqiptojnë gjoba atij dhe anëtarëve të tjerë të partisë, duke përfshirë zëvendës Ministrin e Brendshëm Nazim Bush, Ministria e Brendshme reagoi shpejt dhe tashmë dorëzoi urdhërpagesat për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse për 15 zyrtarët e BDI-së.

Të hënën, zyrtarët e BDI-së festuan ditëlindjen e Ali Ahmetit në ambientet e reja të Ministrisë për Sistemit Politik. Fotografia e funksionarëve të lartë të BDI-së, të cilët pa maska dhe distancë e kanë festuar ditëlindjen e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, në objektin e ri barok të Ministrisë për Sistem Politik është bërë gjatë një befasie të “vogël” për kryetarin, pati thënë zv/kryeministri Artan Grubi.

Grubi tha se organizimin e këtyre ngjarjeve në hapësira shtetërore e kanë traditë.

“Ngjarja është organizuar në ditën e parë të punës në vitin e ri dhe sipas protokolleve. Fotografia është bërë nga Osmani ishte vetëm një moment për fotografi të përbashkët gjatë një befasie të vogël që kolegët ia kanë përgatitur zotëriAhmetit, ngjashëm ashtu sikur vitin e kaluar në Kuvend, duke e shfrytëzuar praninë e tij”, tha Grubi.

Edhe pse gjatë fotografisë, por edhe në fotografinë ku lideri Ahmeti e priste tortën, askush nuk bartte maskë dhe nuk kishte distancë prej dy metrave, Grubi thoshte se i kanë respektuar protokollet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button