RMV, Teatri Shqiptar do të hapet në pranverë, premtoi ministrja e kulturës
Në lidhje me 100 ditët e saj në krye të kulturës në Maqedoninë e Veriut, sot zhvilloi konferencë për media ministrja Irena Stefoska, ku foli për punët që janë bërë gjatë mandatit të saj dhe ato që pritet të bëhen në vazhdim, transmeton Portalb.mk.
“Në lidhje me Teatrin Shqiptar dua të tregoj se pas shumë viteve përfundimisht Teatri është vendosur në funksion, ka fituar pranim teknik. Po punohet akoma. Po, ishte e paraparë hapja e Teatrit deri në vitin e ri, por drejtori dhe punëtorët vlerësojnë se duhet të kryhen edhe disa punime. Në pranverë Teatri do të jetë i hapur edhe zyrtarisht”, premtoi ministrja.
Ajo sqaroi se inspektimi nga Ministrja e Kulturës është kryer para disa muajve.
Ndryshe, hapja solemne e Teatrit Shqiptar në Shkup që nga nëntori i vitit 2019, ishte në procedurën e pranimit teknik, që nënkupton dhënie të lejes për lëshim në përdorim të objektit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes.
Teatri Shqiptar i Shkupit ka thuajse 7 vite që është nën rinovim kurse lëshimi në përdorim i së njëjtës vazhdonte të jetë në shtyrje.
- LEXO: Hapja solemne e objektit të rinovuar të Teatrit Shqiptar ende në procedurë të pranimit teknik
- LEXO: Hapja solemne e objektit të rinovuar të Teatrit Shqiptar e pret pranimin teknik
- LEXO: Teatri Shqiptar asessi të mbarojë me ndërtimin, vazhdimisht jepen arsyetime
- LEXO: Rindërtimi i teatrit të Shkupit, deri në 31 tetor
- LEXO: Rikonstruksioni i Teatrit Shqiptar në Shkup assesi të merr të mbarën!
- LEXO: Shtyhet data e përfundimit të rikonstruktimit të Teatrit Kombëtar Shqiptar
- LEXO: Mjetet financiare për teatrin shqiptarë, si pikë uji në det!
- LEXO: Kur do të jetë gati objekti i Teatrit Shqiptar në Shkup dhe Tetovë? Përgjigjet Valmir Aziri