Shtyhet data e përfundimit të rikonstruktimit të Teatrit Kombëtar Shqiptar

Rikonstruktimi i Teatrit Kombëtar Shqiptar në Shkup nuk do të përfundojë në muajin shtator ashtu siç ishte paraparë, por besohet që deri në fund vit ai do të jetë gati.

Anita Latifi nga Teatri Kombëtar bën të ditur se prolongimi i përfundimit të rikonstruktimit është bëtë për shkak të kushteve atmosferike, të cilat nuk kanë lejuar që punimet të zhvillohen ashtu siç është paraparë.

Teatri Kombetar Shqiptar 4Teatri Kombetar Shqiptar 3

“Ishte planifikuar për në shtator që të përfundojnë punimet, por për shkak të kushteve të motit pritet që ato të përfundojnë rreth Vitit te Ri”, tha për Portalb, Latifi.

Ajo shtoi se edhe përkundër asaj që Teatri është në rikonstruktim, ata vazhdojnë me punën e tyre dhe njofton se këtë muaj do të ketë shfaqje, fitimet e të cilave do t’i dhurohen familjes Gojani e cila humbi vajzën në flakët që kapluan shtëpinë e tyre.

Teatri Kombetar Shqiptar 2Teatri Kombetar Shqiptar 1

“Ne jemi duke punuar në Teatrin e Komedisë për momentin dhe njoftojmë se me datë 15 dhe 18 maj shfaqim ‘I burgosuri i katit te 15’ dhe mjetet e mbledhura do t’i donojmë për familjen Gojani që ju dogj banesa”, shtoi Latifi.

Ndërkaq punimet për rikonstruktimin e Teatrit Kombëtar Shqiptar në Shkup filluan në janar të vitit të kaluar, për të cilin projekt u ndanë mbi 8 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button