Kiçeec prapa grilave në Strugë: rrugëtimi i tij deri në portën e burgut

Zoran Milevski-Kiçeec sot në mëngjes është paraqitur në Shtëpinë Korrigjuese Ndëshkuese në Strugë, që ta mbajë dënimin me burg prej tre viteve në rastin “Reket”. Nga Burgu për “360 Gradë” konfirmuan se për momentin po bëhet pranimi në repartin pranues, njofton Portalb.mk.

Paraqitja e Kiçeecit në Burgun e Shutkës vjen pasi që dhjetëra ditë pas marrjes së aktit referues nga Gjykata Themelore e Ohrit. Ky institucion i Strugës, ashtu siç theksohet në Ligjin për Zbatimin e Sanksioneve, është Shtëpi Korrigjuese Ndëshkuese të tipit të hapur.

Të dënuarit i mbeten për të mbajtur burg më pak se 3 vjet, pasi që 8 muaj ishte në paraburgim (fillimisht në Burgun e Shkupit, a më pas në shtëpi), periudhë e cila është e përfshirë në llogaritjen e dënimit.

Kiçeec është dënuar për veprën pranim të dhuratës për ndikim të paligjshëm.

Ai më 15 korrik të vitit 2019-të, bashkë me Bojan Jovanovskin (Boki 13), u arrestuan si të dyshuar në rastin “Reket”, të cilën e hapi Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Jovanovski, mbeti i dyshuar për dy vepra: larje parash dhe pranim të dhuratës për ndikim të paligjshëm. Pas një muaji, në listën e të dyshuarve, prokurorja Villma Ruskovska, e vendosi edhe ish prokuroren speciale, Katica Janeva, për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

Prokuroria i ka ngarkuar se kanë kërkuar 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev, me qëllim që ai të fitojë trajtim më të lehtë si i dyshuari i parë në hetimin financiar të PSP-së “Perandoria”.

Ruskovska më 10 tetor të vitit 2019-të dorëzoi akuzë, ndërkaq më 3 dhjetor është mbajtur seanca e parë. Në po atë seancë, Kiçeec e pranoi fajin, a një ditë më pas, gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ia shqiptoi dënimin me 3 vjet burg.

Aktgjykimi i parë i Kiçeecit është transferuar në Gjykatën e shkallës së dytë – Apelit, ku ekipi i avokatëve të tij dorëzoi ankesë, mes tjerash edhe për lartësinë e dënimit.

4 shtator të këtij viti, Apeli publikoi vendim me të cilën e konfirmoi dënimin me burg, a e pranoi ankesën në pjesën e vendimit për mjetet e marra nga Kiçeec. Pas aktgjykimit, vijoi akti i parë referues nga Gjykata Penale e Shkupit, sipas të cilit Kiçeec më 12 tetor duhej që të hynte në Burgun e Shutkës.

Megjithatë, në ndërkohë, ai e ka ndërruar adresën e vendbanimit nga Shkupi në Ohër dhe për atë arsye ka dorëzuar kërkesë për anulimin e mbajtjes së dënimit. Me atë, lënda është transferuar në Gjykatën e Ohrit ku më 15 tetor e njëjta konfirmoi se ka dorëzuar akt referues, por për ta mbajtur dënimin në Strugë.

Dy të akuzuarit të tjerë në lëndën Reket”, Jovanovski dhe Janeva, nuk e pranuan fajin dhe deri në fund të procesit gjyqësor përpara Gjykatës Penale të Shkupit vlerësuan se bëhet fjalë për lëndë të konstruuar dhe tendencioz. Për ata, gjykimi vazhdoi me procedurë të rregullt, a më 18 qershor të vitit 2020 u shqiptua edhe aktgjykimi i parë me të cilën Boki 13 u dënua me 9 vjet burg, a Katica Janeva me 7. Aktgjykimi i tyre ende nuk është i plotfuqishëm duke e pasur parasysh që deri te Apeli kanë dorëzuar ankesë. Aktgjykimin e plotfuqishëm Jovanovski e pret në Burgun e Shutkës, a Janeva nga paraburgimi shtëpiak, të cilin e mban në shtëpinë e saj në Gjevgjeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button