Gazetarët i drejtohen Gjykatës: E keni harruar Kushtetutën

Në vend se publikut t’i jepet shpjegim rreth asaj se për çfarë arsye gazetari, Tomislav Kezharovski, është kaq kohë të gjatë në paraburgim, Gjykata mundohet t’i diskreditoj edhe Këshillin Iniciativë por edhe profesionin gazetaresk në përgjithësi, reagojnë nga Këshilli Iniciativ për lirimin e Kezharovskit, ndaj përgjigjes së gjykatës se me protestat e gazetarëve bëhet presion mbi gjyqin.

Gazetarët thonë se i ashtuquajturi presion ndaj gjyqit, nuk e bën Këshilli iniciativ, por OSBE-ja, delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, Asociacionet mediatike në Evropë, shoqatat e gazetarëve në rajon, IFEKS, “Reporterët pa kufij”, Rrjeti i organizatave mediatike në Evropën Juglindore, SEEMO, të cilët kërkojnë lirimin e Kezharovskit.

“Nëse me të vërtetë me qëndrimet e tona publike dhe me të drejtën e protestave tona të mbrojtura me kushtetutë, siç thuhet në deklaratën e gjyqit “Po bëhet shkelje të funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor dhe ndryshim të ligjit, rrezikohet rendi ligjor dhe barazia e qytetarëve”, atëherë si qytetarë të Maqedonisë jemi të shqetësuar për brishtësinë e sistemit gjyqësor.

Nëse duke fishkëlluar gazetarët kanë ndërhyrë në pavarësinë e gjykatës, atëherë çfarë bëjnë elitat politike dhe qendrat e tjera të fuqisë me instrumentet e tyre të presionit ndaj gjykatës?”, thuhet në reagimin e gazetarëve.

Nga atje shpjegojnë se liria e të shprehurit nuk ka të ashtuquajtura forma dhe ajo është një e vetme dhe është e mbrojtur me Kushtetutën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button