Ivanov kërkon që Petkovski t’i kërkojë falje

Kabineti i kryetarit të vendit, Gjorge Ivanov, i demanton thëniet e kryetarit të PRSD-së, Tito Petkovski , se kryetari Ivanov ka deklaruar se Republika e Maqedonisë në vitin 2008, në prag të Samitit të NATO-s në Bukuresht, ka pranuar propozim konkret nga ndërmjetësuesi Nimetz.

“Kryetari Ivanov në fjalimin e tij para liderëve në takimin që u mbajt gjatë ditës së djeshme në Bërdo e ka deklaruar këtë: “Në prag të Samitit të NATO-s në Bukuresht, në vitin 2008, pranuam propozim konkret nga ndërmjetësuesi Nimetz. Propozim ky, për të cilin, sikur të pranohej nga Greqia, do të deklaroheshin edhe qytetarët e Maqedonisë në referendum. Por u bllokuam”, tha kryetari i Maqedonisë. Prandaj, Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë është i neveritur nga deklarata e zotëri Tito Petkovskit, i cili dëshironte të manipulojë me opinionin në Maqedoni, aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje të ndijshme me interes më të lartë nacional për Republikën e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të kryetarit Ivanov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button