Mesi nuk do të gjobitet nga Barcelona

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Mesi nuk do të gjobitet për mungesë në stërvitje. Kjo thuhet nga programi i njohur spanjoll “Jugones” në televizionin “El Çiringito”, shkruan Mia.mk.

Në “Kamp Nou” janë duke pritur takimin vendimtar mes kryetarit Pep Bartomeu dhe babait të Mesit, Horhe Mesi.

Ndërkohë, kamerat e “Jugonese” kapën Luis Suarez duke shkuar tek shtëpia e Lionel Mesit. Sipas mediave, uruguajani dhe argjentinasi darkuan së bashku mbrëmë dhe biseduan për të ardhmen e tyre profesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button