Qyteti i Shkupit publikoi orarin e dezinsektimit për ditën e hënë

Qyteti i Shkupit njoftoi se javën e ardhshme, duke filluar prej të hënës deri të premten do të realizohet procesi i spërkatjes së hapësirave kundër dezinsektimit, duke apeluar deri te bletarët të kenë kujdes në mbrojtjen e bletëve, transmeton Portalb.mk.

“Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se dezinsektimin tokësor në territorin e Qytetit të Shkupit kundër formave të mëdha të mushkonjave, do të fillojë në 08.06.2020 (e hënë) dhe do të mbarojë më 12.06.2020 (e premte), në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 03:00 ditën e ardhshme”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ata sqarojnë se në rast se kushtet atmosferike nuk lejojnë një gjë të tillë, procesi do të vazhdojë nesër në orar të njëjtë.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pas mbledhjes së djeshme të Qeverisë deklaroi se është vendosur që të rikthehet ora policore, e cila do të fillojë prej sot në orën 21:00 dhe do të vlejë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit në Shkup, Kumanovë, Likovë, Shtip, Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button