Premier League lejoi zbatimin e rregullës së re gjatë ndeshjeve

Klubet e Premier Leagues do të jenë në gjendje të përdorin pesë zëvendësime për ndeshje, kur stinori të rifillojë më 17 qershor, është njoftuar nga liga të enjten, transmeton Koha.net.

Ndryshimet do të jenë të përkohshme për të ndihmuar klubet në orarin e ngjeshur që do të kenë, pas tre muajve pezullim për shkak të pandemisë së COVID-19.

Kanë mbetur edhe 92 ndeshje në total për t’u përfunduar në stinorin e Premier Leagues.

Në rrethana normale skuadrat kanë të drejtë të bëjnë tri zëvendësime në ndeshje.

“Për pjesën e mbetur të stinorit 2019/20, numri i zëvendësimeve që mund të përdoren nga një skuadër në ndeshje do të rritet nga tri në pesë. Kjo është në linjë me ndryshimin e përkohshëm të rregullave që është bërë nga IFAB-i muajin e kaluar”, është njoftuar nga Premier League.

Klubet do të lejohen të kenë nëntë zëvendësues në banka rezervë, një rritje nga shtatë sa i kanë zakonisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button