Messi kërkon hakmarrje ndaj Bayernit

Në stadiumin “Alianz-Arena” sot do të zbresin në fushë dy kampionë, ata të Gjermanisë dhe Spanjës. Në Kupën “Uli Hoeness”, Barcelona është ftuar nga Bayern Munchen për të zhvilluar një ndeshje me rastin e 60-vjetorit të presidentit.

Një ditë pas zyrtarizimit të trajnerit të ri te Barcelona Gerardo “Tata” Martino ka folur edhe Lionel Messi, i cili gjatë një daljeje për mediat ka shprehur hapur hakmarrjen ndaj Bayernit. 

“Mënyra se si Bayerni na mundi në Champions ishte mjaft e dhimbshme për ne. Ishte hera e parë dhe besoj e fundit që ne ia lejojmë vetes të ndodhemi në atë situatë. Ndeshja në Munich sigurisht që do të jetë më shumë se një test për ne. Së pari më vjen mirë që do takohem me Guardiolan dhe Thiagon. Sigurisht, në fushë nuk do ketë dhurata për ta. Jemi të motivuar për të dalë fitues nga kjo ndeshje”, tha Messi, i cili përshëndet edhe ardhjen e trsajnerit të ri: “Surprizë shumë e bukur që Martino do të jetë trajneri im”.

Lajme të ngjashme

Back to top button