Presidenti i Uruguait kërkon legalizim të drogës

Megjithëse është shprehur se kurrë nuk e ka provuar marihuanën, presidenti i Uruguait, Jose Mujica kërkon ta legalizoi atë.

Mujica, një politikan progresiv i kërkoi parlamentit të votoi një projekt-ligj për lejimin e konsumimit të marihuanës.

“Unë kurrë nuk kam provuar atë në jetën time dhe unë nuk e di se çfarë është ajo,” deklaroi Mujica në një media vendase.

Kërkesa e bërë ndaj parlamentit erdhi në një periudhë pak para se Mujica u takua me José Miguel Insulza, Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Amerikane (OAS), ku u diskutua një raport i kohëve të fundit mbi konsumimin e drogës në Amerikë.

Projekt-ligji do të lejonte personave mbi moshën 18 vjeç të blejnë deri në 40 gram marihuanë në muaj.

Votimi në parlament është vendosur të mbahet më 31 korrik 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button