Në dy qytetet e Maqedonisë së Veriut u sekuestrua drogë në vlerë rreth gjashtë milionë euro

Policia e Maqedonisë së Veriut përmes dy aksioneve ka arritur që të sekuestrojë një sasi të marihuanës në vlerë rreth gjashtë milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit janë konstatuar parregullsi gjatë punës, përkatësisht në kasafortë dhomën është gjetur lule e thatë nga kanabisi e cila nuk ka qenë e evidentuar dhe e paketuar në pajtim me rregullat ligjore, kurse në hapësirat tjera është gjetur masë e thatë nga kanabisi për të cilën subjekti juridik nuk ka dorëzuar informim komisionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë”, sqaroi Policia.

Lënda narkotike është sekuestruar në dy fabrika për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësorë, në Kavadar dhe Manastir. Mbi një tonelatë e gjysmë është lënda e sekuestruar.

“Nuk është paraqitur as sasia finale e prodhimit të thatë, kurse në tërë procesin e kultivimit është vepruar në mënyrë kundërligjore, për arsye se edhe pse ka pasur obligim ligjor ta informojnë Komisionin, atë nuk e kanë bërë që të munden marihuanën e prodhuar ta lëshojnë në shitje në tregun ilegal, vlera e së cilës është rreth gjashtë milionë euro dhe me këtë në mënyrë kundërligjore të fitojnë dobi materiale”, sqarojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button