Gjermania do të lejojë posedimin e 25 gramëve marijuanë dhe kultivimin e tre kërcellëve në shtëpi
Gjermania do të lejojë posedimin e deri në 25 gram marijuanë dhe kultivimin e tre kërcejve në shtëpi, njoftoi sot qeveria gjermane. Kultivimi dhe shpërndarja e marijuanës do t’u lejohet gjithashtu shoqatave të veçanta, thanë ministrat e Shëndetësisë dhe Bujqësisë Karl Lauterbach dhe Xhem Ezdemir, transmeton Portalb.mk.
Lëvizjet vijnë pasi qeveria rishikoi planet e saj fillestare për legalizimin e kanabisit, duke hequr dorë nga ideja e shitjes së marihuanës në dyqane të specializuara. Ajo do të testohet vetëm në fazën e dytë të procesit të legalizimit.
Sipas planeve të rishikuara, hapi tjetër do të jetë një projekt-ligj për të rregulluar posedimin. Pas votimit në qeveri, ligji do të duhet të kalojë në të dyja dhomat e parlamentit.