Japonia urdhëroi evakuimin e ishullit Hokkaido pasi Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë

Lëshimi i sotëm i raketës nga Koreja e Veriut shkaktoi konfuzion dhe panik në veri të Japonisë, ku fillimisht u urdhërua evakuim, për t’u tërhequr pas 30 minutash. Sirenat u dëgjuan në të gjithë Hokkaidon dhe banorëve iu tha të evakuoheshin menjëherë, transmeton Portalb.mk.

Autoritetet më pas thanë se raketa nuk kishte rënë pranë ishullit, kështu që ata tërhoqën alarmin. Raketa besohet të jetë me rreze të mesme ose të gjatë, por asnjë detaj për armën e testuar nuk është bërë publike. Japonia, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara dënuan testin e fundit.

Roja bregdetare e Japonisë tha se raketa ra në ujërat në lindje të Koresë së Veriut, por nuk mund të konfirmonte nëse kishte fluturuar përmes zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Testi vjen disa ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un urdhëroi ushtrinë të përdorte metoda më praktike dhe ofanzive të parandalimit të luftës. Gjatë javës së kaluar, Koreja e Veriut nuk u është përgjigjur telefonatave të përditshme nga Koreja e Jugut, duke ngritur shqetësime në Seul. Zakonisht shkëmbejnë telefonata dy herë në ditë, për të parandaluar përplasjet përgjatë kufirit.

Këtë javë Koreja e Veriut shënon 11 vjet që kur Kim erdhi në pushtet, e cila pritet të pasohet nga parada ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button