Arsenal bëhet gati për sulm në merkato

Arsenal është një ndër ekipet më aktivë të merkatos së verës. “Topçinjtë” e Arsene Wenger deri tani nuk kanë bërë asnjë goditje të madhe por qëndrojnë vigjilentë për çdo lëvizje që bëhet mes futbollistëve. 

Pasi nuk mundi të firmosë me Gonzalo Higuain, që është shumë pranë Napolit, dhe me Wayne Rooney pranë Chelsea, skuadra londineze po synon të sjellë në “Emirates Stadium” sulmuesin uruguajan të Liverpool Luis Suarez.

Ndërsa për reaprtin e mesfushës synohet ish kapiteni Cesc Fabregas, i kërkuar edhe nga Manchester United dhe Marouane Fellaini nga Everton. Kjo do ti jepte më shumë freski lojës së Arsenal duke patur parasysh që në këtë repart luajnë edhe dy talentet Jack Wilshere dhe Theo Walcott.

Deri tani nuk ka asgjë konkrete por këto blerje do ti jepnin mundësinë Wenger të luante me skemën 4-3-3 dhe të kishte një skuadër shumë sulmuese së bashku me Cazorla, Giroud dhe Podolski.
Milionat janë gati, tani duhet vetëm të binden futbollistët e sipërpërmendur. 

Lajme të ngjashme

Back to top button