Arsenali i ofroi Xhakës kontratë të re

Paraqitjet e mira të Granit Xhakës këtë sezon kanë detyruar drejtuesit e Arsenalit që t’i ofrojnë kontratë të re mesfushorit shqiptar. Mediumet angleze kanë raportuar të premten se Arsenali tashmë ka përgatitur kontratën e re për Xhakën pas kërkesës së trajnerit Mikel Arteta, raporton Koha.net.

Arsenal e vlerëson lart Xhakën dhe dëshiron ta ketë në ekip për një periudhë edhe më të gjatë. 30-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024 me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Mirëpo, me kontratën e re, Xhaka do të mbetej në klub të paktën deri në qershorin e vitit 2026.

Xhaka këtë edicion është lider i Arsenalit që prinë në Premier League dhe është në rrugë të mbarë për ta fituar titullin e kampionit për herë të parë që nga viti 2004.

Në 27 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat, Xhaka ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 5 asistime. Ai është pjesë e ekipit nga Londra prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Borussia Moenchengladbachu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button