Saussuolo befasoi Juventusin dhe Milanin

Edicioni 2013 i Tim Cup, befasisht për të gjithë i takoi skuadrës së sapo inkuadruar në elitën e futbollit italian, Sassuolo që drejtohet nga ish legjenda e Romës, Eusebio Di Franscesco. 

Në fakt, kjo skuadër kishte humbur me penallti nga Juventusi, por shënoi fitore ndaj Milanit me rezultat 2:1, për ta fituar për herë të parë këtë trofe në të cilin nuk u paraqit skuadra e tretë më e madhe italiane, Inter. 

Ky edicion u hap me ndeshjen e rivalëve më të mëdhenj në Serie A, Milan dhe Juventus që përfundoj pa gola, edhe pse penalltinë e Robinhos gjatë kohës së rregullt e ndali portieri Marco Storari.

“Rosonerët” fituan me anë të penalltive 7:6, mirëpo humbën në finale nga Sassuolo, që shikuar mënyrën se si u paraqit në këtë turne (triangolo- nga 45 minuta secila ndeshje), atëherë mund të thuhet se bëhet fjalë për një skuadër mjaftë serioze me lojtarë shumë të ri por të talentuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button