Alarm për bombë në ‘Ramstore’

Mbrëmë rreth orës 21 e 30 në numrin e telefonit 192 është lajmëruar se është vendosur një bombë në “Ramstor”.

Ekipet policore dhe ekipet për antiterrorizëm menjëherë kanë reaguar dhe kanë përcaktuar që alarmi ka qenë i rremë.

Alarmi për bombë me ç’rast janë evakuuar vizitorët në Qendrën tregtare “Ramstor” ka qenë i rremë, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Vizitorët për shkak të alarmimit janë evakuuar paraprakisht.

Qendra tregtare “Ramstor” sot funksionon normalisht dhe është e hapur për vizitorët.

Lajme të ngjashme

Back to top button