Bëni kujdes, nëse veturën ua merr ‘Merimanga’ në Qendër, paguani më shtrenjtë!

Me vendimin e ri të Komunës Qendër, tani e tutje, nëse parkoheni gabimisht, dhe vetura juaj merret nga Ndërmarrja publike ‘Parkingjet-Qendër’ shërbimi ‘Merimangës’ ju do të paguani 500 denarë më shumë sesa deri tani.

‘Shërbimi merimangë i NP ’Parkingjet-Qendër’ prej tani paguhet 1.500 denarë për një veturë të marrur e cila është parkuar gabimisht në territorin e komunës, ndërsa çmimi i deritanishëm ishte vetëm 1000 denarë’ kumtojnë nga sektori për marrëdhënie me opinion i Komunës Qendër.

Ndryshimi i çmimit për ‘Parkingjet’ vjen si rezultat seancës së fundit në Këshillin Komunal Qendër, për transferimin e automjeteve motorike. 

Por, këtë vendim nuk e kanë mirëpritur qytetarët.

‘Nuk është aspak e drejtë, këtu nuk dinë gjë tjetër vetëm rrisin çmime e zvogëlojnë rroga, në vend që të bëjnë parkingje falas, ata vetëm shikojnë si të na marrin para’ tha Vesna Ristova, nga Qendra.

‘Më ka ndodhur dy tre herë të më merr veturën ‘Merimanga’ edhe atë pikërisht në qendër, çmimi në vend të zvogëlohet rritet, jemi mësuar me këtë shtet që tenton në çdo moment të përfitojë nga qytetarët’ tha Hasip Bedredini./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button