-Jeta është një pistë për gara

Kjo jetë është ashtu sikur pista e garave ku kuajt dhe kalorësit e tyre garojnë të arrijnë fundin para të tjerëve. Kjo është e njejtë me njerëzit e kësaj jete, por ata nuk e dinë se janë në garë, sepse janë të hutuar me pakujdesi. Ata harruan çdo gjë për Ditën e Gjykimit dhe nuk u përgatitën për ardhjen e pashmangshme të saj. Mirëpo, afatet e tyre të jetës gjithëherë po afrohen dhe po u vjen fundi.

Hasani ka thënë: “Ju dëshironi të jetoni as gjatë sa ka jetuar Nuhi a.s. edhe pse urdhri i Allahut (vdekja) godet çdo natë në derën e dikujt!”. [ Ez-Zuhd nga Hasan el-Basriu]

Poashtu Ebu Hazim, Selame bin Dinar ka thënë: “Nëse furnizimi modest është i mjaftueshëm për juve, atëherë ajo që është pak e mjaftueshmë do t’ju mjaftojë. Nëse diçka që është e mjaftueshme nuk ju mjafton, atëherë asgjë nuk do t’ju mjaftojë.” [Sifetus-Safvan, vëll.4, fq.65]

Ne shpesh jemi dëshmitar të atyre që kanë shumë pasuri në këtë botë dhe largohën nga ajo me një qefinë të thjështë, sikur ai që nuk posedon asgjë nga kjo botë. Të gjithë ata bëhen të barabartë kur të shtrihen në gropën e varrit dhe të zhduken brenda tij. Varri atëherë bëhet ose kopsht prej kopshteve të Xhennetit ose gropë prej gropave të zjarrit.

Çfarë pjesë të jetës duhet muslimani t’i shmanget dhe e cila është e kritikuar në Kur’an?

Ebu Safvan er-Ra’ini u pyet me këtë pyetje dhe ai u përgjigj: “Çdo aspekt i kësaj jete që ju e doni për hirë të saj është e kritikuar. Çdo aspekt i kësaj jete që ju e doni për hir të botës tjetër nuk përfshihet në aspektet e qortuara të jetës.” [ Tezkijetun-Nufus, fq.128]

Gjithashtu Aliu r.a. e përshkroi këtë jetë me fjalët: “Për aspektet e lejuara do të merresh në pyetje dhe gjërat e ndaluara të saj do t’ju çojnë në zjarr.”

Transmetohet se Allahu i zbriti të Dërguarit Davud a.s. fjalët: “O Davud! Unë e shikoj plakun në mëngjes dhe mbrëmje të çdo dite dhe i them: ‘O robi Im! Ju jeni plakur, lëkura juaj është rrudhur dhe eshtrat u janë dobësuar dhe kthimi juaj tek në është afruar, kështu që ndihuni i turpëruar nga Unë, sepse Unë jam i turpëruar nga ju!” [Ez-Zuhd El-Fa’I, fq.42]

Realiteti i kësaj jete

Allahu tha duke e përshkruar këtë jetë: “…kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.” [Gafir, 39]

Allahu gjithashtu na paralajmëroi kundër sprovave që paraqesin pasuria dhe fëmijët:

“Dhe dijeni se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë dhe se tek Allahu është shpërblimi i madh.” [Enfal, 28]

Allahu po ashtu na ndaloi që të lektisim pas pasurisë dhe gjërave materiale, të cilat i posedojnë të tjerët:

“Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën e bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarët), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.” [Ta Ha, 131]

Ka shumë ajete në Kur’an që e qortojnë këtë jetë. Për më tepër, shumica e Kur’anit përmban referenca që ulin vlerat e kësaj jete dhe që i dekurajojnë njerëzit nga kënaqja me të, duke i thirrur në të njëjtën kohë për kthim të vëmendjes kah bota tjetër. Për rrjedhim, ne s’kemi nevojë ti përsërisim këto ajete, meqë kjo temë është mjaft e përmendur në Kur’an. [El-Ihja, vëllimi3, fq.216]

Pastaj, i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi ue selem, e përshkroi parëndësinë që ai e vuri për këtë jetë kur tha: “Çka kam unë nga kjo botë? Shembulli im dhe shembulli i kësaj jete është si shembulli i një kalorësit i cili pushon nën hijen e një peme dhe pastaj largohet.” [Transmetuan Ahmedi, Tirmidhiu, Hakimi dhe Ibën Maxhe, Albani e bëri sahih]

I Dëtguari sal’allahu alejhi ue selem, gjithashtu na inkurajoi që të përgatitemi për botën tjetër dhe të marrim furnizime të mjaftueshme me vepra të mira nga kjo jetë për jetën tjetër. I Dërguari sal’allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Në këtë jetë sillu si i huaj ose kalimtar.” [Buhariu]

Për më tepër, kur e kuptojmë se sa të etur janë njerëzit për këtë jetë dhe kur e shohim vitalitetin e tyre në mbledhjen e kënaqësive kalimtare, njeriu duhet të sjellë në mend fjalën e të Dërguarit sal’allahu alejhi ue selem: “Nëse e sheh se Allahu i Lartëmadhëruar i jep robit nga pasuria e kësaj bote, madje edhe nëse është mëkatar, atëherë dije se ky është dënim gradual i Allahut.” [Transmetuan Ahmedi dhe Bejhekiu]

Ata të cilët e duan këtë jetë me kënaqësitë e saj kalimtare dhe punojnë me zell për ti mbledhur plaçket e saj, do të jenë të zënë me punë dhe nuk do të kenë kohë për ta adhuruar Allahun, për t’ju bindur Atij dhe për t’i përmbushur detyrat e përgjegjësitë e tyre Islame mirë dhe me kohë. I Dërguari sal’allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çasti po afrohet mirëpo njerëzit janë dhënë pas kësaj bote dhe po largohen nga Allahu.” [Hakimi]

Është e lejuar të fitohet pasuria nga burimet e pastërta e të ligjshme dhe të shpenzohet në rrugë të mira pa bërë shkapërdërdhjë të saj. Kjo është vepër adhurimi që afron tek Allahu. Nëse njeriu tubon pasurinë e kësaj jete nga burmiet e paligjshme ose e shpenzon pasurinë në rrugë të gabuar kjo do ti sjellë pasojat më të këqija në botën tjetër. Pra, do ta fus në zjarr të ndezur fortë.

Jahja bin Muadh ka thënë: “Unë nuk ju urdhëroj ta braktisni këtë jetë , por ju urdhëroj t’i braktisni mëkatet. Mos interesimi për këtë jetë është virtyt, mirëpo lënia e mëkateve është obligim fetar. Sigurisht se ju keni nevojë më tepër t’i kryeni obligimet se sa të përfitoni virtyte dhe vepra tjera të mira.”

Vëlla i dashur musliman, kjo botë në të cilën banon biri i Ademit ka pasuri dhe kënaqësi të dukshme si rrobat, ushqimet, pijet etj… Të gjitha këto aspekte na sjellin furnizimin dhe mbijetesën e domosdoshme për udhëtimin tonë tek Allahu. Njerëzve u duhen këto furnizime, por ato duhet të jenë në sasi të duhur dhe nga burimet të ligjshme. Të tillët janë besimtarët e lavdëruar, të cilët marrin nga kjo botë atë që kanë nevojë. Ata që marrin më tepër se u duhet me lakmi, do të jenë të qortuar.

Vërtet lakmia e nxitë njeriun të grumbullojë pasuri. Megjithatë, është rrezik që kjo të kthehet në dëmtim, pasi që njeriu ka mundësi të neglizhojë atë që vërtet është e dobishme në esencë. Kjo i ngjan një njeriu i cili udhëton me karavan në shkretëtirë. Ai e sjellë kafshën e tij te pusi për të pirë ujë dhe bën kujdesë për ujin, ushqimin dhe mbulesën e kafshës, të cilën e zbukuron me ngjyra të ndryshme. Ai vepron kështu duke mos e ditur se pjesa tjetër e karavanit tashmë është nisur. Ky njeri do të përfundojë i vetëm në shkretëtirë dhe do të bie pre e egërsirave. Ne gjithashtu duhet të pranojmë se njeriu është i urdhëruar të marrë nga kjo botë vetëm atë që i mjafton për jetesë. Pra, fitimi i jetesës me qëllim për ta mbajtur trupin është i kërkuar. Rruga më e sigurtë dhe më e mirë është rruga e mesme. Rruga e mesme është që njeriu t’i sigurojë furnizimet e nevojshme për të vazhduar nëpër këtë jetë. [ Muhtesar Minhaxh el-Kasidin, fq.211]

Avn bin Abdullah ka thënë: “Edhe kjo botë edhe bota tjetër kanë zënë vend në zemër ashtu sikur dy anët e peshorës, cila peshon më tepër do ta mund tjetrën.” [Tezkijetun-Nufus, fq.129]

Pa dyshim se ata të cilët i binden Allahut dhe i zbatojnë urdhërat e Tij, sa i përket kësaj jete, do të arrijnë mirësi të mëdha. Dhënia e lëmoshës, harxhimi për nevojat e drejta, ndihma për përhapjen e diturisë islame, ndërtimi i xhamive e kështu me rradhë, do të jenë frytet e kësaj mirësie. Për këtë lloj të njeriut, pasuria e kësaj bote do të bëhet bekim nga Allahu, I Cili i udhëzon ata të harxhojnë pasurinë e tyre në mënyrë që do t’ju bëjë dobi në botën tjetër. Për këtë sjellje të mirë Hasan El-Basriu u pyet njëherë se kush do të klithë më së shumti prej tmerreve të Ditës së Gjykimit, pra prej frikës nga dënimi i Allahut. Ai tha: “Një burrë që Allahu i ka dhënë begati të cilat ai i përdor në mosbindje ndaj Allahut.” [Hasan el-Basriu, fq.47]

Është fakt që njerëzit i duan paratë dhe mbledhjen e arrit e të argjendit. Nga koha që lindën e deri sa të vdesin, njerëzit përpiqen të mbledhin sa më shumë pasuri, deri sa jeta e tyre të arrijë fundin. Ata duhet të kuptojnë se jeta kalon një qark të humbjes dhe bollëkut, varfërisë dhe pasurisë, lumturisë dhe pikëllimit. Ndryshimet janë thelb i kësaj jete dhe për këtë arsye Allahu e krijoi dhe të përfundojë së ekzistuari. Në këtë kontekst ne mund të kuptojmë këtë urtësi nga Umeri r.a. kur tha: “Asketizmi në këtë jetë sjellë rehati për zemrën dhe trupin.” [Tarih Umer, fq.26]

Gjithashtu Hasani ka thënë për të parët tanë, sahabët: “I kam takuar disa njerëz, të cilët nuk ndjenin kënaqësi për çfarëdo që fitonin në këtë jetë, e as nuk mërziteshin për ndonjë gjë që nuk e arrinin.” [Ez-Zuhd nga Imam Ahmedi, fq.230]

Ky vërtet është asketizmi i vërtetë në këtë jetë, të cilën Imam Ahmedi e përshkroi me fjalët: “Asketizmi në këtë jetë është që njeriu të ketë shpresa të shkurtra.” [Medarixhu-us-Salikin, vëll.2, fq.11]

Për këtë arsye besimtari nuk duhet ta marrë këtë botë si vendbanim të përhershëm ose të ndihet i sigurtë në të, por ai duhet të përgatitet të udhëtojë brenda një kohe të shkurt. [Xhami’ul-Ulum Vel-Hikem, fq.3780]

Ky është kuptimi i saktë dhe dituria e dobishme për këtë jetë dhe e sqaron këtë thënie të Jahja bin Muadh: “Si nuk mund ta dua një jetë në të cilën e kam furnizimin tim, fitoj jetesën time dhe jetoj për të kryer vepra të bindjes për shkak të cilës unë fitoj Xhennetin?” [Tezkijetun-Nufus, fq.128]

Ky lloj i njerëzve kënaqen me një jetë të mirë dhe jo ata të cilët jetojnë në palate e kështjella të fortifikuara, e në anën tjetër i injorojnë veprat e adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut. Ata vërtetë mund të mos jenë fare muslimanë. Abdullah bin Umeri r.a. ka thënë: “Kjo jetë është xhennet për jobesimtarin dhe burg për besimtarin. Shembulli i besimtarit kur t’i del shpirti nga trupi është si shembulli i një burri që ka qenë në burg dhe është liruar nga ai. Tani ai është i lirë të udhëtojë nëpër tokë.” [Sherh es-Sudur, fq.13]

O njerëz! Dijeni se shigjetat e vdekjes janë tashmë të drejtuara kah ju, kështu që keni kujdes. Por, ju po ngritni harqet e shpresave të gjata para juve dhe keni kujdes për këtë. Joshjet dhe sprovat e jetës po ju rrethojnë nga çdo drejtim, atëherë ngritni një barrierë në mes jush dhe atyre. Mos u mashtro nga jeta e lehtë tani, pasi që ajo është e destinuar të kalojë, vendbanimi i saj do të mbarojë dhe litari i saj është caktuar të tërhiqet dhe të shkurtohet. [El-Akibe, fq.69]

Në këtë mënyrë, ata të cilët mendojnë për pasojat e rënda të kësaj jete do t’ia vënë veshin dhe do të përgatiten. Natyrisht se ata që janë në dijeni për gjatësinë e udhëtimit do të përgatiten mjaft mirë për udhëtim. [Said-ul-Hatir, vëll. 6, fq.231].

Marrë nga libri:  “The Life of this World is a Tranient Shade”

Abdul Malik El-Kasim

Lajme të ngjashme

Back to top button