Gazetarja po raportonte live nga shtëpia, por filmoi gabimisht burrin e saj (VIDEO)

Një moderatore e lajmeve të një televizioni lokal në Kaliforni, filmoi aksidentalisht burrin e saj të zhveshur në dush, teksa ishte duke raportuar në një lidhje direkte nga shtëpia, transmeton OraNews.

Për shkak të izolimit nga koronavirusi shumë gazetarë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me gazetaren Melinda Meza.

Melinda ka realizuar një video në ambientin e tualetit të saj, ku i jepte këshilla femrave për stilimin e flokëve gjatë karantinimit në shtëpi. Por ndërkohë që fliste, prapa kurrizit të saj shihet bashkëshorti i cili po bënte dush. Gazetarja nuk kishte ishte në dijeni të kësaj skene, por e ka mësuar pasi video e saj është bërë virale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button