Komuna Qendër do ta heq tregun ilegal nën Kala

Komuna Qendër nesër do të fillojë me aksion për pastrim të tregut ilegal të gjërave të vjetra, i cili ndodhet nën Kalanë e Shkupit. Tregu është në afërsi të Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë dhe pishinën “Pllaja Vista”.

Komuna Qendër aksionin do ta realizojë me një makinë ndërtimore-ngarkues, kamion 10-tonësh dhe një kamion më të vogël, ndërsa rreth 50 punonjës do t’i pastrojnë mbturinat dhe do ta rregullojnë terrenin. Mbeturinat e mbledhura do të dërgohen në deponinë Drislla.

Komuna Qendër i informon të gjithë qytetarët se kjo hapësirë do të jetë e mbyllur për çfarëdo lloj aktivitetesh dhe lëvizjesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button