SHGM: Qeveria mos të përzihet në punën e mediave!

Nëse Qeveria dëshiron përfocojë lirinë e mediave, atëherë duhet të ndalet dhe mos të përzihet në punën e mediumeve si dhe ta ndërpresë lidhjen e korrupsionit mes politikës dhe mediumeve. Me këtë deklaratë, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e ndan shqëtësimin e përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq se ligji i ri të cilin e miratoi Qeveria mund të përdoret për heshtjen e qëndrimeve kritike në media dhe të kufizohet liria e mediave.

“SHGM e pëshëndet qëndrimin e Mijatoviq se disa pjesë të ligjit edhe pse mund të jenë të pranueshme, në kontekst të situatës aktuale me lirinë e mediave mund të sjellin deri te keqpërdorime të ndryshme. Pajtohemi se thirrja në sigurinë kombëtare dhe promovimi i jotolerancës dhe gjuhës së urrejtjes në ligj janë shumë të paqarta dhe mund që të keqpërdoren. Gjithashtu, për t’u diskutuar është edhe vendimi i Agjencisë për mediume, definicioni i gazetarit dhe dispozitat ndëshkimore, me të cilat krijohet hapësirë që rregullatori të ndërhyjë në përmbajtjen e mediumeve të shtypura dhe online dhe të krijohet vetëcensurim në mediume” thuhet në deklaratën e SHGM-së.

Më tej, nga SHGM thonë se me rëndësi është që Mijatoviq i sugjeron Qeverisë ta ndërprejë përzierjen në organizimin e gazetarëve me qëllim që të shkaktojë tensione. Ky qëndrim i Përfaqësuesit të OSBE-së, edhe njëherë e vërteton se qëndrimet tona për ligjin e ri të mediumeve janë të përmbajtura dhe përshtypjet e Qeverisë për qëndrimet e OSBE-së janë shumë optimiste.

“Bëhet më e qartë se përshtypja negative në botë për lirinë e të shprehurit në Maqedoni, nuk do të ndryshojë me ndryshimin e ligjeve, por me ndryshimin e politikës së qeverisë ndaj punës së mediumeve. Qeveria duhet të propozojë ligj me të cilin do të sigurohet transparencë më e madhe në harxhimin e të hollave publike në kampanjat qeveritare dhe të vërtetohet kriteri i mënyrës së shpërndarjes së kampanjave në mediume. Gjithashtu, është e rëndësishme që të sanksionohet me ligj mundësia që mediumet ta financojnë kampanjën parazgjedhore të partive nëpërmjet reklamave politike” thuhet në deklaratën e SHGM-së.

Më herët, LSDM dhe VMRO kishin polemika për ligjin e ri të mediave ku LSDM ndau shqetësimet e njejta të OSBE-së.

Dje, përplasje për këtë Ligj kishin BDI dhe PDSH. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button