U dorëzuan 25 mijë nënshkrime për ta shpallur të pavlefshëm testimin ekstern, ministria thotë JO

Me 25 mijë nënshkrime Forumi Rinor Arsimor (FRA) u paraqit sot në dyert e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës duke kërkuar që testimi i sivjetshëm ekstern të shpallet i pavlefshëm dhe të quhet si pilot.

“Nuk kërkojmë të hiqet përgjithmonë testimi ekstern por Ministria e Arsimit këtë vit ti analizojë lëshimet dhe gabimet e saj, me qëllim që vitin e ardhshëm shkollor të jetë më e përgatitur dhe ti përmirësojë gabimet. Institucionet duhet të hapin debat publik me të gjithë të prekurit sa i takon kësaj çështjeje dhe së fundmi të mbrohen nxënësit dhe profesorët të cilët këtë vit iu nënshtruan këtij testimi”, tha kryetarja e FRA-së, Dona Kosturanova.

Reagon Ministria: është vonë për peticione
“98 % e nxënësve i kanë pranuar dëftesat, 2 % do të testohen në gusht, kurse 17 000 nxënës të klasës së tetë tashmë janë regjistruar në shkollat e mesme. Me këtë fakt, testimi ekstern do të vazhdojë të jetë projekt ligjor dhe në këtë pjesë, qëndrimi i Ministrisë është i qartë – nuk ka asnjë kompromis për shpalljen pilot të reformës së zbatuar me sukses, pikërisht me mbështetjen e më shumë se 200 mijë nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve, pa u dëmtuar dikush me këtë rast. Peticioni është i vonuar dhe i bën konfuz qytetarët” reagojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.  
Më shumë nënshkrime u mblodhën në Shkup, mbi 3500 nënshkrime, më pas në Veles dhe në Tetovë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button