Eurokomesari Varhejli për vizitë në Shkup: Maqedonia e Veriut patjetër të fillojë negociatat me BE-në (VIDEO)
Sot dhe nesër në Maqedoninë e Veriut në vizitë pune po qëndron eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi politike, Oliver Varhelji, njofton Portab.mk.
15.30 – Varhelji në pres konferencë me kryeministrin teknik Spasovski
Kryeministri teknik Oliver Spasovski në deklaratën për shtyp së bashku me euro-komisarin Varhelji, tha se Maqedonia e Veriut, pret përgjigje pozitive nga BE-ja, pas 15 vitesh që ka pritur si vend me statusin kandidat për anëtarësim.
“Presim mos të përsëritet i njëjti gabim si ai i tetorit të vitit të kaluar. Ne gjithnjë kemi pasur synim anëtarësimin në BE si dhe kemi realizuar reformat drejt këtij synimi. Metodologjia e re e anëtarësimit është mundësi e madhe për ne”, tha Spasovski.
Ai gjatë takimit me euro-komisari, e ka njoftuar këtë të fundit rreth angazhimeve të Qeverisë teknike në drejtim të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
“Shteti jonë gjendet në një periudhë shumë të rëndësishme, kur pritet funksionimi i të gjitha institucioneve në shtet. Dhe kjo është periudha kur në maksimum duhet të vij në shprehje angazhimi personal, politik dhe institucional për të dhënë më të mirën për qytetarët dhe zhvillimin dhe përparimin e RMV-së. Është koha kur duhet të përgatiten zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe të përfundojnë aktivitete për anëtarësim të plotë të vendit në NATO. Të përcillen me vëmendje zhvillimet dhe vendimet e Këshillit Evropian të ndërlidhura me integrimin në Bashkimin Evropian, dhe assesi të vihen në rrezik”, tha Spasovski.
Spasovski tha se është e rëndësishme që KE-ja pas Këshillit Evropian në nëntor të vitit 2019-të ta marrë obligimin dhe nën udhëheqjen e Varhejlit paralajmëroi se deri në fund të muajit do ta paraqet dokumentin me propozim-ndryshimet e metodologjisë për udhëheqjen e bisedimeve.
“Maqedonia e Veriut është e interesuar që sa më shpejtë të publikohet metodologjia dhe shpreson se propozimi do t’i kënaq të gjitha pritjet dhe kërkesat e Francës, por edhe qëndrimet e vendeve-anëtare të cilat kanë qenë dhe kanë mbetur përkrahës të zgjerimit dhe nuk kishin asgjë kundër që të fillohet me bisedimet edhe në tetor të vitit të kaluar. Interesi ynë është që të mënjanohen papajtueshmëritë e reja dhe të arrihet konsensus sa më shpejtë”, tha Spasovski.
Komisionari evropian për zgjerim Oliver Varhejli pas takimit me kryeministrin teknik Oliver Spasovski theksoi se muajve në vijim do të shtohet bashkëpunimi dhe puna e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me qëllim që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Ai theksoi se po përgatitet, siç tha ai ,një pako me propozime të reja që do të kenë një qasje të re, qasje këto, do të duhet të jenë më të sigurta, të parashikueshme dhe me dinamikë më të madhe dhe politikisht më objektiv, principe këto që do të përmirësojnë procesin e zgjerimin të BE-së
“Deri sa jemi te integrimi euroatlantik i Ballkanit Perendimore, ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më fortë që kjo të bëhet realitet. Duhet që të përshpejtojmë procesin dhe të japim një dinamikë tjetër që të jetë më kredibil për ne dhe për rajonin. Ne duhet të punojmë në bazë të asaj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme për fillimin e negociatave, nuk ka ndryshim në këtë. Kjo do të thotë se duhet të kemi vendim pozitiv nga Komisioni Evropian para samitit të Zagrebit këtë vit, që do të mbahet në maj”, tha Varhejli.
Varhelyi inkurajoi institucionet e Maqedonisë së Veriut që të vazhdojnë me reformat, sidomos me ligjin e ri të Prokurorisë Publike.
“Prioritet duhet t’i jepet Ligjit të ri të Prokurorisë Publike” tha ai mes tjerash.
13.30 – Varhelji u takua me Presidentin Pendarovski
Dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për aspiratat e vendit për anëtarësim në BE, kumtojnë nga kabineti i presidentit, transmeton Portalb.mk.
“Presidenti Pendarovski tha se integrimi evropian dhe euro-atlantik mbetet synim strategjik për vendin tonë. Në pritje të përfundimit të shpejtë të anëtarësimit në NATO, Pendarovski tha se fokusi i vendit është në perspektivën e hapjes së negociatave të pranimit me BE-në.” thuhet në kumtesë.
Maqedonia e Veriut, sipas Pendarovskit, mbetet e përkushtuar në agjendën evropiane, duke e pasur parasysh faktin se për anëtarësim në BE nevojitet konsensus kombëtar midis palëve të interesuara politike dhe mbështetje të lartë të qytetarëve. Presidenti shprehi shpresë se deri në mars të këtij viti do të përcaktohet një metodologji e re për udhëheqjen e procesit të negociatave të pranimit midis vendeve anëtare të BE-së.
Varhelji në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të pritet nga kryeministri Oliver Spasovski, para ndërtesës së Qeverisë. Spasovski dhe Varhelji do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në Media qendrën e Qeverisë me fillim në orën 15:30.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë pas marrjes së funksionit eurokomisar. Sipas gjitha gjasave, pritet që tema të takimit të jenë metodologjia e re të propozuar nga Franca dhe rrjedha e reformave në vend, posaçërisht për miratimin e Ligjit për prokurorinë publike.
Gjatë vizitës së tij, Varheji do të takohet edhe më kryetarin Stevo Pendarovski, kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. Ai poashtu do të takohet edhe me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev si dhe me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Vizita e Komisionerit Varheji në rajon do të vazhdojë me vizitën e tij në Shqipëri ditën e ardhshme.
Më 18 dhjetor zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, u takua me Varhelin në Bruksel, me çka ia prezantoi planin reformues të Qeverisë deri në samitin e Këshillit Evropian, në mars.
Së fundmi, në takimin e presidentit francez Emanuel Makron me kryeministrin kroat Andrei Plenkoviq në Paris, u diskutua se zgjerimi i BE-së dhe ndryshimi i metodologjisë së procesit inkuadrues, është parakusht që Franca të pranojë të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Komisioni Evropian, do të publikojë mini raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa metodologjia e re, sipas paralajmërimeve pritet të miratohet në mars.
Eurokomisari Varheli, muajin e kaluar tha se negociatat për aderim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duhet të fillojnë në pranverë. Ai atëherë tha se Bashkimi Evropian duhet ta korrigjojë gabimin e tetorit.
Shtetet anëtare të BE-së, nuk u dakorduan për fillimin e negociatave të të dyja shteteve, për shkak të kundërshtimit të Francës, e cila negociatat i kushtëzojë me miratimin e e metodologjisë së re.
Komisioni Evropian duhet të del me propozim për metodologjinë e re në fund të janarit.