Varhejl: Kërkova prej PE-së 50 milionë euro shpërblim për Maqedoninë e Veriut

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhejl, i cili sot është për vizitë zyrtare në Shkup, në konferencën për shtyp me kryeministrin Oliver Spasovski, theksoi se për shkak të arritjeve të Maqedonisë së veriut në shfrytëzimin e fondeve, ka kërkuar nga Parlamenti Evropian (PE) shpërblim prej 50 milionë eurove për Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

“Kërkova nga Parlamenti Evropian të publikojë shpërblim prej 50 milionë eurove për arritjet dhe rezultatet e Maqedonisë së Veriut në shfrytëzimin e fondeve evropiane dhe ky propozim është në Parlamentin Evropian dhe shpresoj që do të marr dritë jeshile dhe do kryhet pagesa. Kështu, do të mund të planifikoni që këto para t’i investoni këto para shumë shpejtë”, tha Varhejl.

Nga ana tjetër, kryeministri teknik Oliver Spasovski në deklaratën për shtyp së bashku me euro-komisarin Varhelji, tha se Maqedonia e Veriut, pret përgjigje pozitive nga BE-ja, pas 15 vitesh që ka pritur si vend me statusin kandidat për anëtarësim.

“Presim mos të përsëritet i njëjti gabim si ai i tetorit të vitit të kaluar. Ne gjithnjë kemi pasur synim anëtarësimin në BE si dhe kemi realizuar reformat drejt këtij synimi. Metodologjia e re e anëtarësimit është mundësi e madhe për ne”, tha Spasovski.

Ai gjatë takimit me euro-komisari, e ka njoftuar këtë të fundit rreth angazhimeve të Qeverisë teknike në drejtim të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Vizita e Komisionerit Varheji në rajon do të vazhdojë me vizitën e tij në Shqipëri ditën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button