Plani i KE për Maqedoninë e Veriut: Draft metodologjia në janar, mini-raport në shkurt, vendim për negociata në mars

Komisioni Evropian po punon në një plan që për qëllim përfundimtar e ka fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars të vitit të ardhshëm. Komisioneri i ri Evropian për fqinjësi dhe zgjerim, hungarezi Oliver Varheli, i ka njoftuar për këtë ministrat e jashtëm të vendeve-anëtare të BE-së, në Bruksel, të dielën në një mëngjes pune, në të cilin morën pjesë edhe shefat e diplomacive të Maqedonisë edhe ai i Shqipërisë, Nikolla Dimitrov dhe Gent Cakaj, transmeton Portalb.mk.

Debati ishte shumë inkurajues. Me sa duket do të jemi në gjendje të vazhdojmë përpara dhe ta korrigjojmë gabimin që u bë në tetor. Do të duhet të jemi në gjendje të fillojmë negociatat e aderimit me të dy vendet, që në pranverën e ardhshme, thotë Oliver Varheli, Komisioneri i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim

Ideja e Varhelit, është dokumenti për të reformë të metodologjisë për negociata, në draft-version, që  do të dalë nga Komisioni Evropian në fund të janarit, e pas kësaj komisioneri do të fillojë konsultimet me vendet anëtare të BE-së.

Në një skenar ideal, metodologjia e re dhe vendimi për të filluar negociatat me Shkupin dhe Tiranën do të duhej të miratohen në mars. Mëngjesi u organizua nga Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, qeveria e të cilit, pas rezervimeve fillestare, po  përpiqet të bëhet lider i nismës për korrigjim të gabimeve ndaj vendeve fqinje në tetor.

Korniza kohore për hapat e ardhshëm do të duhej të duket si më poshtë:

Miratimi i ligjit të ri për prokurori publike përsëri kthehet si prioritet i lartë për vendin edhe atë deri në shkurt të vitit të ardhshëm, kur Komisioni Evropian do të publikojë një mini-raport për përparimin e reformës në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, në bazë të të  cilit vendet-anëtare të BE-së kah fundi i marsit 2020 do të vendosnin për të filluar negociatat për aderim me Shkupin dhe Tiranën

  • – Komisioni Evropian, deri në fund të janarit, do ta përgatit një metodologji për negociatat për aderim dhe fillon konsultimet me vendet anëtare të BE-së;
  • – Komisioni Evropian, në shkurt, publikon raport të shkurtër për progresin e reformave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri;
  • – Këshilli i Bashkimit Evropian, përkatësisht shtetet-anëtare, në fund të marsit e miratojnë metodologjinë e re dhe marrin vendim për të filluar negociatat me Shkupin dhe Tiranën;
  • Në kalendarin e BE-së parashihet takim i Këshillit Evropian më 26 dhe 27 mars, e deri atëherë zgjedhjet lokale në Francë, të planifikuara për periudhën 15-22 Mars, do të kenë përfunduar.

Vlerësohet se, e këto kishin qenë pjesë e mesazheve në mëngjesin e sotëm punues, që vendimtare për dosjen e Maqedonisë do të gjendet para se Komisioni Evropian në shkurt, për ta mbyllur raportin e shkurtuar për vendin, në Kuvend të miratohet ligji i ri për prokurorinë publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button