Maqedonia nuk mori datën e BE-së, Taski dhe Junkeri: gabim historik (VIDEO)
Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetor. Kjo është shtyrë për në maj të 2020-s, ndërkaq, në konferencë për media, kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Task dhe presidenti i Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker kanë vlerësuar se BE-ja ka bërë gabim historik, transmeton Portalb.mk.
Taski bëri të ditur se temës së datës, liderët do t’i rikthehen në Samitin e Zagrebit, në maj të 2020-s.
“Shumica e shteteve ishin për hapje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në takimin e mbrëmshëm të liderëve, por nuk kishte unanimitet, ndërsa këto çështje kërkojnë unanimitet. Andaj, kësaj çështje do ti rikthehemi para Samitit në Zagreb, në maj të vitit 2020”, tha Task.
Duke folur më tej, Taski ka vlerësuar se BE-ja ka bërë gabim, dhe se RMV-ja dhe Shqipëria nuk kanë faj në këtë rast.
“Dua të jem shumë i qartë, Maqedonia dhe Shqipëria nuk kanë faj si dhe raportet e Komisionit Evropian ishin shumë të qarta se të dy vendet i kanë bërë detyrat që ju kërkoheshin. Marrëveshja e Prespës ishte arritje shumë e madhe. Të dy vendet kanë të drejtë të fillojnë negociatat aderuese që sot. Këto vende janë të gatshme, por fatkeqësisht disa vende nuk janë të gatshme. Prndaj dhe nuk u morëm vesh. Personalisht mendoj që ky ishte një gabim”, tha Taski, transmeton Portalb.mk.
Se BE-ja ka bërë gabim, edhe atë historik ka vlerësuar edhe presidenti i Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker.
“Jam shumë i zhgënjyer ka rezultati i bisedimeve për zgjerim të Bashkimit Evropian. Është një gabim historik mos-hapja e negociatave aderuese me RMV-në dhe Shqipërinë”, tha Junker.
Ai tha se e kupton plotësisht frustracionin e qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
“Por mos u dorëzoheni! Ju e bëtë punën tuaj ndërsa ne jo. Bashkimi Evropianë është një institucion kompleks dhe ndonjëherë shkon shumë kohë për të marrë vendime. Por, jam i bindur se një ditë do të bëheni anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian”, tha më tej Task.
#EUCO – Press conference with President @JunckerEU and @eucopresident Tusk ↓ https://t.co/Lfib1S6SB0
— European Commission ?? (@EU_Commission) October 18, 2019
- LEXO: Lëvizja Besa: Vendi në krizë nga dita e sotme, sa më shpejtë duhen zgjedhje të parakohshme
- LEXO: ASH: Çmimin e zhgënjimit të mos marrjes së datës duhet ta paguajë qeveria, të dënohen me zgjedhje të parakohshme
- LEXO: Pendarovski: Nuk është koha për zhgënjim, reformat në drejtësi duhet të intensifikohen
- LEXO: Mickoski për mosmarrjen e datës së BE-së: RMV-ja hynë në periudhë të re, populli do zgjedhje
- LEXO: RMV-ja dështoi t’i fillojë negociatat me BE-në në tetor
- LEXO: Hani i revoltuar: Vendimi i Këshillit të BE-së, rrezik për destabilizimin e Ballkanit
- LEXO: Pendarovski pasi ftoi takim të liderëve, sot në konferencë për media
-
LEXO: Tjetër reagim i ashpër, Lituania: Refuzimi i negociatave do të shkaktojë pasoja të rënda politike
Paraprakisht, burime nga Samiti i BE-së, kanë deklaruar se nga 25 shtetet anëtare që ishin “për”, nuk ishin të gjithë për nisje të negociatave me të dyja shtetet. Disa prej tyre ishin “për” ndarjen e RMV-së me Shqipërinë, disa të tjerë “kundër” dhënies së datës, e të tjerët ishin “për” nisjen e negociatave”.
Media “Euroactiv”, ka njoftuar se procesi i zgjerimit të BE-së, që parasheh marrjen e datës nga RMV-ja dhe Shqipëria ka dështuar.
Data nuk është ishte as në agjendën e ditës së sotme, pasi pikë kryesore e rendit të ditës ishte korniza financiare e BE-së, ndryshimet klimatike dhe agjenda strategjike e BE-së në prani të presidentes së ardhshme të Komisionit Evropian (KE), Ursula fon der Lejn.
Good working breakfast within the October meeting of the European Council. Looking forward to meeting leaders of political groups in the European Parliament in the beginning of next week. pic.twitter.com/TGEz7mHfCF
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 18, 2019
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Tanja Fajon sot ka dërguar kritika të ashpra ndaj Francës dhe BE-së, për shkak të mosmarrjes së një vendimi për datën. Ajo ka vlerësuar se kredibiliteti i BE-së është shpartalluar, dhe se Franca është duke luajtur lojë politike të ndyrë, çmimin e të cilit do ta paguajmë të gjithë.
“Jam e zhgënjyer skajshmërisht me Këshillin e BE-së, i cili humbi edhe një mundësi të tregojë rëndësi për zgjerimin dhe se u përmbahet premtimeve. BE-ja sërish ra peng i Francës, e cila nuk kupton dhe vazhdon ta minojë interesin tonë evropian në Ballkan.
Dje, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk e kanë marrë dritën e gjelbër për nisjen e negociatave, BE-ja mbetet aleat i fuqishëm. Kredibilitet i BE-së është shpartalluar. Franca luan lojë politike të ndyrë dhe frikësohem se të gjithë do ta paguajmë çmimin. Kjo është e papranueshme”, tha Fajon.
North Macedonia?? and Albania?? did not receive their green light to open talks with #EU yesterday, @Europarl_EN remains strong ally. Union’s credibility has been shattered. #France is playing a dirty political game and I fear we will all pay the price. This is unacceptable! 2/2
— Tanja Fajon, mag. (@tfajon) October 18, 2019
Përndryshe, në ditën e parë të Samitit të BE-së, presidenti i Francës, Emanuel Makron ka refuzuar çfarëdo progresi në zgjerimin derisa nuk ndryshon metodologjia e procesit negociues, reformë e cila mund të zgjas me vite dhe për të cilën Parisi nuk jep përgjigje konkrete se si duhet të duket.
Dje, rrjedhja e diskutimit në Samit ka vijuar sipas skemës siç vijon më poshtë:
- Të ndahet RMV-ja nga Shqipëria. Të parës t’i jepet data, të dytës jo. Kjo u refuzua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, Makroni dhe kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte. Pas kësaj,
- Merkeli ka dalë me propozim, që në vend të ndarjes, të ketë shtyrje të dhënies së datës,
- Merkeli, Makroni dhe kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Task kanë përpiluar propozim-vendim për shtyrje të vendimit deri në mars, dhe paralelisht të realizohet metodologjia e re e BE-së. Kjo u refuzua nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Maltës, Marjan Sharec dhe Xhozef Muskat, dhe i ka përkrahur edhe ai Bullgar, Bojko Borisov.
Nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në rrjete sociale në orët e vona të ditës së djeshme, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev ka dërguar mesazh deri te qytetarët e RMV-së, duke thënë se reformat askush nuk mund të na i marrë.
Samiti dyditor, vjen pas Mbledhjes ministrore që u mbajt në Luksemburg, ku nuk u arrit kompromis se, a duhet a po jo t’i fillojnë negociatat RMV-ja dhe Shqipëria, për çfarë, vendimin ia kaluan liderëve. Epilogun e mbledhjes ministrore, jo në favor të të dy shteteve pretendente dhe për politikën e BE-së, e kanë ndikuar:
- Franca – e cila ka qenë kundër dhënies së datës për të dy shtetet, për shkak të mospërmbushjes së reformave,
- Holanda – e cila ka kërkuar që të dy shtetet të trajtohen ndarazi, e jo si pako, për shkak, se ajo është e bindur për RMV-në, e kurse jo për Shqipërinë, dhe në fund
- Finlanda – e cila si kryesuese me BE-në, ka kërkuar që paralelisht me procesin e dhënies së datës, të zhvillohen reforma në BE – futja e metodologjisë së re të procesit të zgjerimit, ndërkohë që mbledhja ndërqeveritare të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2020-s.