Ajo deklaroi se u përdhunua nga 12 persona në grup, por pastaj u arrestua
Një 19-vjeçare britanike është shpallur fajtore se gënjeu kur tha se u përdhunua në grup nga një grup të rinjsh izraelitë në Ayia Napa, Qipro, transmeton OraNews.
Ajo u arrestuar pasi tërhoqi padinë se ishte sulmuar seksualisht nga 12 të rinj izraelitë në një hotel në korrik.
Adoleshentja tha se policia qipriote e detyroi që të gënjenjte për incidente por policia e mohoi këtë.
Vajza u shpall fajtore me akuzën e shkaktimit të një keqbërje publike, në një gjykatë në Paralimni.
Ndërsa vendimi për të është shtyrë deri në datën 7 janar.
Ajo mund të përballet me një vit burg dhe gjobë 1.500 paund, por avokatët kërkuan dënim me kusht.
Prokurorët thanë se vajza me dëshirë nënshkroi një deklaratë duke tërhequr pretendimet e saj 10 ditë pasi bëri akuzat fillestare.
19-vjeçarja tha se e bëri këtë nën presion ku u kërcënua se do arrestohej nëse nuk tërhiqte akuzat dhe se i ishte mohuar avokati.
Por gjykatësi tha se vajza nuk tregoi të vërtetën duke u përpjekur të mashtrojë gjykatën.