Odegaard do të kthehet në Real Madrid

Martin Odegaard, lojtari i Real Madridit në huazim në Real Sociedad, do të kthehet verën e ardhshme në klubin mbretëror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruan gazeta spanjolle “AS”, ndonëse ka kontratë që dy vite të qëndrojë në huazim, Real Sociedad do të lejojë që mesfushori 20 vjeçarë të kthehet në Real Madrid për shkak të marrëdhënieve shumë të mira me gjigandin spanjoll.

Mediat spanjolle për Odegaard, pas arritjes në Real Madrid kur kishte vetëm 16 vjeç, shkruanin se do të jetë në nivelin e yjeve Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Këtë sezon në 15 paraqitje shënoi katër gola dhe katër asistime.

Karrierën e filloi në klubin Stromsgodset të Norvegjisë dhe në vitin 2015 kaloi në Real Madrid, ndërsa më vonë ishte huazim në Heerenveen, Vitesse dhe Real Sociedad.

Në fanellën e kombetarës së Norvegjisë ka regjistruar 22 paraqitje me një gol të shënuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button