Ministria për financa e anulon ankandin për letrat me vlerë

Ministria për financa njoftoi se e ka anuluar ankandin e paralajmëruar për sot të letrave shtetërore me vlerë.

Qëllimi është që t’i ndihmohet komunitetit afarist dhe të rritet likuiditeti e ekonomisë gjithmonë kur ka hapësirë për një gjë të tillë.

“Ministria për financa dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbeten të përkushtuar për ta ndihmuar ekonominë e vendit, në kushte të krizës ekonomike evropiane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button