Antibixhozi dhe Komuna e Tetovës, referendum për lojërat e fatit

Lëvizja Antibixhoz do të organizojë referendum në Tetovë për lojërat e fatit. Kjo gjë do të realizohet nëse fillimisht ky propozim kalon në Këshillin Komunal, me kryesuesin e të cilit, Besar Durmishin, u takuan përfaqësues të Lëvizjes. Jushi Emurllai thotë se Komuna e Tetovës është vonuar me procesin pasi që debati për këtë çështje është bërë para katër muajsh. Në seancën e radhës propozimi pritet të vendoset para Këshilltarëve komunalë, e më pas brenda 40 ditësh do të duhet që të organizohet referendum, transmeton TV21.

“Nga dita që kalon në Këshill janë 40 ditë që duhet të realizohet ky referendum edhe në praktikë. Domethënë do të votohet si në zgjedhje normale që janë. Ne kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky referendum, por me zvarritjen e qëllimshme pa qëllimshme Komuna e Tetovës është vonuar, qëllimisht apo pa qëllim, apo obligimeve, që ka pasur katër muaj janë bërë nga debati që kemi pasur në komunë e Tetovës.”- deklaroi Jushi Emurllau, Lëvizja Antibixhoz.

Kryesuesi i Këshillit Komunal thotë se ky propozim do të futet në Këshill, ndërsa më pas do konsultohen edhe më grupet e këshilltarëve.

“Javën që vjen konkretisht ditën e hënë ku do jeni të informuar dhe lam takim me koordinatorët  e partive politike në nivel lokal bashkë me Lëvizjen Antibixhoz që të shohim hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmarrim”, tha Besar Durmishi, kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës.

Nga Lëvizja Antibixhoz zotohen se do të organizojnë referendum në të gjitha qytetet e Maqedonisë pasi që ligji që duhet të kalojë në Kuvend është duke u vonuar, ndërsa edhe po të kalojë u njëjti nuk i largon lojërat e fatit tërësisht nga vendet e banuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button