Strugë, mësimdhënësit dhe nxënësit të pakënaqur me rezultatin e testit ekstern

Kanë ardhur pjesa  dërmuese  rezultateve të tektim ekstern në Gjimnazin , “Dr Ibrahim Temo”, në Strugë dhe mësimdhënësit dhe nxënësit janë shprehur në përgjithësi jo fort të kënaqur me rezultatet e tij. Kjo për faktin që disa nxënës të mirë kanë dështuar në testimin ekstern, ndërsa kanë korrë rezultate të mira disa nxënës që nuk janë treguar me sukses të tillë gjatë gjithë vitit shkollor. 

Komentet për këtë dukuri janë të ndryshme, ndërsa disa mësimdhënës janë shprehur se rezultatet e testimit ekstern në pjesën dërmuese të tyre nuk pasqyrojnë shkallën e njohurive që kanë nxënësit  në lëndët që janë testuar.

Melihate Mislimi, profesoreshë e gjuhës shqipe në gjimnazin e Strugës, thotë se në lëndën që jep ajo, nuk janë sjellë rezultatet  e testit ekstern ende, por sipas asaj që ajo ka vërejtur ka një dallim të madh në rezultatet e arritura, kur bëhet fjalë për nxënësit shqiptarë dhe maqedonas.

“Këtë fakt e vërteton çdokush, nëse u hedh sy rezultateve të këtij testimi.  Nxënësit maqedonas kanë marrë nota shumë të larta, pothuajse të gjitha pesa, ndërsa  me nxënësit shqiptarë kjo nuk ka ndodhur kështu.  Vlerësoj se rezultatet e këtij testimi nuk pasqyrojnë gjendjen reale të njohurive të nxënësve,  sepse kjo realisht nuk është kështu. Ky rezultat është i kontestueshëm dhe duhet të analizohen shkaqet pse kjo ka ndodhur kështu”, thotë  Mislimi.

Ndërkaq, profesori i Edukimit Fizikë,  Arben Musatfai, i po këtij gjimnazi thekson se rezultati i testimit nuk pasqyron në tërësi gjendjen reale me njohuritë e nxënësve. Ai thotë se nxënësit e klasës së tij, janë testuar në Gjuhën maqedonase dhe  vlerësimi përafërsisht përputhet me notat që mësimdhënësja e kësaj lënde, ka vlerësuar nxënësit e saj.

“Testimi është gjë  emirë,  por duhet të krijohen të gjitha kushtet, që ai të pasqyrojë gjendjen reale të njohurive të nxënësve. Në këtë kontekst rezultati që kanë arritur nxënësit në testin ekstern nuk e pasqyron në tërësi këtë. Mandej konsideroj se do të ishte mirë që nxënësit të testohen në lëndët që janë më të rëndësishme për drejtimin që ata kanë zgjedhur”, thekson Mustafai.

Nxënësit ndërkaq, sidomos ata që janë dëshmuar gjatë gjithë vitit shkollor dhe kanë arritur rezultate të dobëta në testimin ekstern, të cilët nuk janë të paktë në numër, shprehen të shqetësuar nga fakti që kanë dështuar në testim. Ata ndjehen të zhgënjyer dhe të frikësuar nga ky fakt dhe thonë se nota që kanë marrë gjatë vlerësimit gjatë gjithë vitit nga mësimdhënësi është më reale, se ajo që pasqyron nota e testimit ekstern.

Lajme të ngjashme

Back to top button