Anxhelina Xholi në OKB: Dhunimi është armë lufte

Aktorja e njohur e Hollywood-it e ka kritikuar Këshillin për siguri të KB-ve su nuk e lufton sa duhet dhunimin e grave nëpër luftëra.

“Dhunimi është armë lufte dhe kërcënim për sigurinë e njerëve. Lufta kundër dhunës seksuale, është, domethënë, përgjegjësi e juaja”, ka thënë Anxhelina Xholi para Këshillit për siguri të KB-ve.

Anxhelina ka thënë se do të vazhdojë “ky horor” – dhuna seksuale, në qoftë se lufta kundër saj nuk  bëhet prioritet i Këshillit për siguri. Xholi ka përkujtuar se “qindra mijëra, majde edhe miliona gra, fëmijë dhe burra jnaë viktima të dhunimit gjatë konflikteve luftarake”.

“Dihet se çka duhet të ndërmerret, por mungon vullneti politik. Nëse qeveritë nuk mund të reagojnë, këtë duhet ta bëjë Këshilli i Sigurimit i KB-ve”, ka thënë Anxhelina.

Anxhelina Xholi, e cila është ambasadore e vullnetit të mirë të Komisariatit të lartë të KB-ve për refugjatë, në mars e ka vizituar Kongon, ku gjatë luftës qytetare janë dhunuar një numër i madh njerëzish, ndërsa këtë muaj i ka vizituar edhe refugjatët sirianë në Jordan. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button