Seria e tërmeteve në Shqipëri, numri i viktimave arriti në 30-të
Edhe një ditë pas tërmetit, populli shqiptar u ngrit me lajme të trishta, ngaqë në Shqipëri ka vazhduar të rritet numri i viktimave, i të lënduarve dhe tërmeteve, njofton Portalb.mk.
Shkon në 30 numri i viktimave nga tërmeti.
Në rrënojat e pallatit 6 katësh te Kryqi i Kuq në Durrës janë nxjerrë trupat e pajetë të nënë e bir, Dolora dhe Klaus Reçi.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një komunikim për mediat gjatë pasdites, të cilit ju referua si më i vështiri në karrierën e saj, bëri publike emrat e 28 viktimave nga tërmeti 6.4 ballë i së martës.
Në Durrës kanë humbur jetën:
1-Amelia Lala, 8 vjeç
2-Esiela Karanxha, 8 vjeç
3-Bajram Hajdarmetaj, 54 vjeç
4-Sadik Qato, 85 vjeç
5-Isah Abazi, 29 vjeç
6-Flatar Zenelaj, 64 vjeç
7-Eviola Broshka, 28 vjeç
8-Kristi Reçi, 24 vjeç
9-Sehadete Lala, 79 vjeç
10-Djena Karanxha
11-Eduart Reçi
12-Shemsedin Abazi
Në Krujë:
1.Ariela Lala 4 vjeç
2.Bukurije Leka
3.Erisa Cara
4.Fatmira Cuka 44 vjeç
5.Selvie Lala 77 vjeç
6.Saimir Greku
7.Kristjan Preçi 26 vjeç
8.Sardi Cuka 18 vjeç
9.Hajrie Vata 65 vjeç
10.Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
11.Drita Cakoni 58 Vjeç
12.Pëllumb Greku 57 Vjeç
13.Çelike Grupieku 57 Vjeç
14.Hajredin Çupi, 66 Vjeç
15.Kastriot Cakoni
Ndërsa në Lezhë:
Marjan Preçi 25 vjec – u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.
Në Shqipëri edhe sot ndjeu tërmet të fuqishëm prej 5.3 ballësh me epiqendër në Adriatik.
Forca të shumta të shpëtimit dhe kërkimit, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Franca, Italia, Turqia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia, kanë qenë aktiv gjatë tërë kohës, e kurse Kroacia dhe Zvicra ka dërguar edhe ekipin e qenve, të cilët synojnë të ndihmojnë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.
Në Durrës dhe Tiranë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, derisa në tërë territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës, është zi kombëtare.
Tragjedia që bashkoi humanizmin
Situata kaotike në Shqipëri, ka mobilizuar trojet shqiptare dhe më gjerë, të cilat me donacione në formë onlajn dhe me grumbullime të veshmbathjeve dhe ushqimeve, kanë bashkuar forca, dhe që nga dje, me qindra automjete me ndihma kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Për të lehtësuar qarkullimin, është hequr edhe taksa rrugore në “Rrugën e Kombit” për ofruesit e ndihmave.
Tashmë kanë arritur edhe ndihmat e para nga Maqedonia e Veriut të grumbulluara nga Kryqi i Kuq, e ndërkaq janë mobilizuar edhe parlamentet studentore, komunat dhe institucionet kulturore për grumbullimin e mjeteve.
LEXO: Kryqi Kuq i dorëzoi ndihmat e para në Shqipëri, mobilizohen edhe parlamentet studentore të RMV-së
LEXO: Komuna e Gostivarit ndau 1,1 milionë denarë dhe dërgoi zjarrfikës e batanije në Shqipëri
LEXO: Qyteti i Shkupit ndau 3 milionë denarë për të ndihmuar Shqipërinë nga tërmetet
Ka rënë në sy ndihma e qytetit të Gjilanit, i cili humbi edhe dy bashkëvendës në tërmetin në Durrës.
Ndërkohë, thuajse të gjitha shoqatat e bamirësisë dhe vetë ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme ka hapur xhirollogari.
Tërmeti prej 6.4 ballë, konsiderohet të jetë më i fuqishmi që pas vitit 1979 dhe i pesti në botë për këtë vit.
Tërmetet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, kurse nuk kanë munguar reagime nga krerët shtetërorë si nga Shqipëria por edhe jashtë saj, ndërkaq në media botërore kjo ngjarje ka zënë ballinën e tyre.
Pas Shqipërisë, tërmet i fuqishëm e ka goditur edhe Bosnje e Hercegovinën, në lartësi prej 5.4 ballë të shkallës së Rihterit.
- LEXO: 35 pjesëtarë të pajisur të forcave për mbrojtje dhe shpëtim nga RMV kanë shkuar në Shqipëri
- LEXO: Titull sensacionalist dhe lajm bosh për tërmetin në Shqipëri
- LEXO: RMV: Këto janë pikëgrumbullimet ku mund të dhurohet për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
- LEXO: Liderët politikë në RMV shprehën keqardhje për gjendjen në Shqipëri pas tërmeteve
- LEXO: Kreu shtetëror i Maqedonisë së Veriut shprehu ngushëllime për viktimat dhe gatishmëri për ta ndihmuar Shqipërinë
- LEXO: Fotografia e qenit për tërmetin është e vjetër dhe jo nga Shqipëria!
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndau 6 milionë denarë ndihmë financiare
- LEXO: Komuna e Çairit dhe e Tetovës kanë ndarë mjete financiare
- LEXO: Tërmetet në Shqipëri, avionë emergjence janë nisur nga Italia, Greqia, Franca dhe Turqia në gatishmëri
- LEXO: Ministrja e Mbrojtjes: Gjendja është e rëndë, evitoni qëndrimet në objektet e dëmtuara
- LEXO: Deri në 5 ballë është ndjerë tërmeti edhe në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Nuk ndalen tërmetet në Shqipëri, numri i viktimave ka arritur në shtatë
- LEXO: Tërmetet në Shqipëri, Komuna e Çairit ka ndarë 12.000 euro ndihmë financiare