Ministrja e Mbrojtjes: Gjendja është e rëndë, evitoni qëndrimet në objektet e dëmtuara (VIDEO)

Pas serisë së tërmeteve, në konferencë për media, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka deklaruar se situata në Shqipëri është e rëndë, për çfarë ka raportuar se 400 efektivë të forcave të armatosura janë në terren, përcjell Portalb.mk.

Ajo ka konfirmuar informacionet se numri i viktimave ka arritur në shtatë.

“12 shtrime në Durrës. 60 në QSUT, por rastet janë duke u shtuar nga paniku. Janë konfirmuar 7 viktima, 3 në Durrës, dy në Thumanë, një në Lezhë dhe një në Kurbin”, tha Xhaçka.

Ajo ka vlerësuar se gjendja është e rëndë, ndërkaq ka bërë thirre që të evitohen qëndrimet në shtëpitë e dëmtuara.

“Është një situatë e rëndë, qoftë për shkak të godinave të dëmtuara qoftë për shtrirjen gjeografike”, u shpreh ministrja.

“Evitoni qëndrimin nga shtëpi e dëmtuara. E rëndësishme është që shtëpitë të evidentohen”, tha Xhaçka.

Ministrja tha se mësimi është pezulluar sot dhe do të vazhdojë edhe nesër.

Ajo ka deklaruar se është e pamundur të jepen shifra për objektet e dëmtuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button