Deri në 5 ballë është ndjerë tërmeti edhe në Maqedoninë e Veriut

Rrjeti sizmologjik i Republikë së Maqedonisë së Veriut (RMV), me stacione matëse në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë kanë regjistruar një seri tërmetesh, epiqendra e të cilave kanë qenë në Shqipëri, transmeton Portalb.mk.

Më i fuqishmi deri tash ka qenë ai i orës 03:54 minuta me magnitudë prej 6.3 ballësh dhe është ndjerë në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të deritashme, tërmeti është ndjerë në intensitet prej 5 ballësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane në pjesën perëndimore të RMV-së, si në Ohër, Strugë, Dibër, Gostivar dhe Tetovë, prej 4 deri 5 ballë në Shkup, Kërçovë, Manastir, dhe prej 3 deri në 4 ballë në pjesën lindore të RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button