UEFA dhe Federata Italiane ofruan ndihmë për Shqipërinë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë të ditur se ai ka marrë telefonata nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe shumë persona të tjerë në pozita, të cilët i ofruan ndihmë.

Përveç presidentit të UEFA-s Ceferin, ndihmë për Shqipërinë, sipas Dukës, kanë ofruar edhe zëvendëspresidenti Sandor Csanyi, presidenti i Federatës italiane Gabiele Gravina, trajnerët Di Diasi, Panucci e Reja.

“Miqtë e FSHF dhe Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, Zv/Presidenti Sándor Csányi, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, trajnerët De Biasi, Panucci, Reja e shumë miq të tjerë “- shkruan kreu i FSHF-së përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button