Liderët politikë në RMV shprehën keqardhje për gjendjen në Shqipëri pas tërmeteve

Për situatën në Shqipëri që u shkaktua nga seria e tërmeteve, ngushëllime dhe keqardhje kanë shprehur liderët politikë në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

4 Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Takim liderësh, Vila Vodno, shkon
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Lideri i partisë në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka vlerësuar si lajm të trishtë dhe ka shprehur ngushëllime.

“Me mendje, zemër, shpirt e lutje jam me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, ndërsa dalja jonë në krah me të gjitha mundësitë tona nuk do të mungojë, jemi me ju! Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe shpresën për shërim sa më shpejtë të të lënduarve”, thotë Ahmeti.

2 Lideri i Alternativës, Afrim Gashi, Skender Rexhepi, Zejd, takim liderësh, zgjedhje, Vila Vodno,
Lideri i Alternativës, Afrim Gashi

Zemërthyer është shprehu lideri i partisë në pushtet, Alternativës, Afrim Gashi i cili ka kërkuar që të dërgohet lutje për personat që mbetën pa kulm mbi kokë.

“Tërmeti në Shqipëri, që na ka dridhur dhe tronditur të gjithëve, na zgjoi sot zemërthyer me lajmet që erdhën për viktimat dhe dëmet e këtij tërmeti. Ngushëllime për ata që humbën familjarët e tyre dhe lutje për ata që mbetën pa kulm mbi kokë. Zemrat dhe lutjet tona janë me motrat dhe vëllezërit tanë në Shqipëri”, tha Gashi.

3 Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, zgjedhje, takim liderësh, Vila Vodno
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi

Ngushëllime ka shprehur edhe lideri tjetër i partisë në pushtet, Partia Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ndërkaq është lutur që numri i viktimave dhe të lënduarve të mos rritet.

“Në emrin tim personal dhe në emrin e Partisë Demokratike Shqiptare shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të përzemërta për të gjitha ato familje që humbën më të dashurit e tyre nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë. Lutemi për ju! Në momente fatkeqsish kaq të mëdha, më e pakta që mund të bëjmë është të lutemi e të jemi shpirtërisht pranë jush. Lutemi që numri i viktimave të mos rritet e për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave . Me zemër jemi pranë jush!”, thuhet në telegram ngushëllimin dërguar te presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

4 Lideri i ASH-së, Ziadin Sela, Bujare Abazi, takim liderësh, Aleanca për Shqiptarët, Vila Vodno, zgjedhje, gra, përfaqësim i gruas
Lideri i ASH-së, Ziadin Sela

Ndërkaq për liderin e partisë opozitare, Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela mëngjesin e sotëm e ka vlerësuar si jo të zakonshëm, ndërkaq ka shprehur shpresën që pasojat të jenë minimale.

“Mëngjes jo i zakonshëm ky i sotmi. U zgjuam me gjëmën e fatkeqësisë, që nuk e prisnim. Jetojmë ditën me shpresën që pasojat të jenë sa më minimale. Jemi pranë jush motra dhe vëllezër. Bashkëvuajmë me ju humbjet në jetë njerëzish. E tek ngushëllojmë njeri tjetrin, do e gjejmë forcën për të vazhduar më tej, për të ndërtuar shpresën, jetën, Shqipërinë”, tha Sela. 

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Kastriot Rexhepi, Elmedin Memishi, takim liderësh, Vila Vodno, zgjedhje
Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

Lajmin për dëmet në Shqipëri pas tërmetit, me keqardhje e ka marrë edhe lideri i partisë opozitare, Lëvizja BESA, Bilall Kasami i cili ka kërkuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza që të dërgohen ekipe për shpëtim.

“Të gjithë lutemi për Shqipërinë. Me keqardhje morëm lajmin për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme që gjatë orëve të hershme përshkuan Shqipërinë. I bëjmë apel edhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të obligojë Qendrën për menaxhim me kriza që të krijohen ekipet për të shkuar dhe t’i dalin në ndihmë Shqipërisë dhe shqiptarëve që kanë pësuar dëme jashtëzakonisht të mëdha. Të gjitha lutjet tona sot janë për vëllezërit tonë në Shqipëri”, tha Kasami.

1 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, zgjedhje, takim liderësh, Vila Vodno
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

Ndërkaq lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka njoftuar se ka telefonuar presidentin Meta, ku ka deklaruar se bashkëndjen thellë me jetët e humbura.

“Në këto momente të vështira njerëzore vinë në pah më ndriçuesja, ndihmesa, solidariteti, humaniteti, dhe për këtë, në këto momente është e nevojshme të bashkohemi në një mision të përbashkët, ndihmë për familjet e të pësuarve dhe të lënduarve nga kjo katastrofë e madhe natyrore”, tha ndër të tjerash Mickoski.

Ngushëllime dhe shprehje e gatishmërisë për ndihmesë financiar dhe ushtarake në realizimin e operacioneve të shpëtimit dhe kërkimit si dhe në sanimin e dëmeve, kanë shprehur edhe krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, si presidenti Stevo Pendarovski, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimtrov.

Përndryshe, në orët e para të mëngjesit të sotëm, me dhjetëra tërmete, me epiqendër në Adriatik dhe Shqipëri, kanë shkaktuar viktima në njerëz në Shqipëri. Më i fuqishëm ka qenë ai i orës 4, me lartësi prej 6.4 ballë, i cili ka zgjatur 30 sekonda dhe ka qenë i thellë deri në 40 kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button