35 pjesëtarë të pajisur të forcave për mbrojtje dhe shpëtim nga RMV kanë shkuar në Shqipëri

Ekipi për kërkim dhe shpëtim nga rrënojat i përbërë prej 35 përfaqësues të forcave për mbrojtje dhe shpëtim me pajisje të plotë kanë shkuar në Shqipëri, me qëllim që të ndihmojnë në përballjen me pasojat nga tërmeti i fuqishëm që sot në mëngjes e ka goditur Shqipërinë, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, në detin Adriatik dhe Shqipëri në vazhdimësi janë duke u regjistruar tërmete, të cilat numrin e viktimave e kanë dërguar deri në 21-të. Më i fuqishmi mbetet ai i orës 4 të mëngjesit, me lartësi prej 6.4 ballë, i cili ka zgjatur 30 sekonda dhe ka qenë i thellë deri në 40 kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button