Franca e finalizoi ratifikimin e Protokollit të RMV-së për NATO-n, mbetet vetëm Spanja
Parlamenti i Francës sot e finalizoi ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në NATO, bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, transmeton Portalb.mk.
“Franca e ratifikoi! Na mbeti vetëm Spanja! Po bëhemi anëtare e plotfuqishme e NATO-s”, tha Shekerinska.
Se Franca do ta finalizojë sot procesin e ratifikimit, e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pasi kumtoi se i njëjti pati shumicë “të mirë” dje në Komisionin Parlamentar.
Pritshmëritë ishin që RMV-ja anëtare e 30 e NATO-s do të bëhet në Samitin e Londrës, por kjo u pamundësua me shkuarjen e Spanjës në zgjedhje të parakohshme parlamentare, e cila ende nuk e ka filluar procesin. Për këtë, Dimitrovi nuk dëshiroi të prognozojë për epilogun.
“Mendoj se nuk është mirë tash të prognozoj se kur do të formojnë qeveri, edhe pse ata kanë interes autentik që atë ta bëjnë më shpejtë. Me rëndësi është se jemi këtu, marrim pjesë në punën si të jemi tashmë anëtare”, tha Dimitrovi.
Sekretari gjeneral Jens Stoltenberg ka deklaruar se Protokolli për hyrjen e RMV-së në NATO pret të ratifikohet në fillim të vitit 2020.
Procesi i ratifikimit të Protokollit nga shtetet anëtare erdhi pasi që ai fillimisht është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Deri tash, procesi i ratifikimit të protokollit është finalizuar në 23 shtete. Formalisht pritet ta finalizojnë edhe Çekia, Italia, Turqia, SHBA dhe Britania e Madhe.
LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN
- Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
- Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
- Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
- Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
- Britania ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
- Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
- SHBA ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
- Islanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
- Holanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO