Gjatë gjithë javës temperatura tropikale

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat do të sillen prej 20 deri 36 gradë Celsius, UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm, me temperatura deri më 33 gradë.

Të martën diell dhe shumë nxehtë, temperature maksimale do të arrijë 37 gradë Celsius.

Të mërkurën, sipas sinoptikëve do të shënohet dita më e nxehtë e vitit deri në këto momente. Temperaturat minimale do të jenë 21 ndërsa maksimalja e ditës do të arrij në 38 gradë Celsius.

Të enjten gjithashtu do të kemi mot të ngrohtë me temperaturë deri më 36 gradë Celsius.

Të premten, të shtunën dhe të dielën temperaturat do të arrijnë deri 35 gradë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button