Erdogan: Mediat e huaja publikojnë informata jo të sakta

Mediat e huaja publikojnë informata jo të sakta për ngjarjet në Turqi, deklaroi kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, në tubimin e sotëm të Partisë për drejtësi dhe zhvillim, që u mbajt në Stamboll.

“Nëse mediat e duan fotografinë e Turqisë, kjo është fotografia e Turqisë. Mediat e huaj përpiqen ta fshehin këtë. Disa ditë japin informata jo të sakta. Atë që ju e paraqitni, nuk është populli”, tha Erdogani, dhe i ftoi CNN-in, BBC-në dhe Reuters-in që “ta shtrembërojnë fotografinë e këtij tubimi, nëse munden”

Ai shtoi se momentalisht rasti i Parkut Gezi është në gjyq dhe nëse vendimi gjyqësore është në dobi të tij atëherë ata do të zhvillojnë referendum.

“Ky park nuk i takon vetëm një grupi njerëzish, por të gjithë qytetarëve të Stambollit”, tha kryeminisri turk.

Erdogani tha se “Turqia nuk është vend ku mund të zhvillohen operacione nëpërmjet rrjeteve sociale dhe të cilin mund ta sanksionojnë disa parlamente”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button