Komisioni i 24 dhjetorit do t’i shqyrtojë inçizimet e Kuvendit

Komisioni ad-hoc për zbardhjen e ngjarjeve që ndodhën më 24 dhjetor të vitit të kaluar do t’i shqyrtojë të gjitha inçizimet e Kuvendit që janë bërë atë ditë dhe do të kërkojë mendim dhe inçizime plotësuese nga partitë politike, paralajmëroi sot kryetari i Komisionit, Borçe Davitkovski.

Ai deklaroi se do t’i shfrytëzojë të gjitha metodat dhe se do të shqyrtohen video-inçizimet zyrtare të Kuvendit dhe video materialet që i kanë partitë politike.

“Do të marrim stenograme, video-inçizime zyrtare nga Kuvendi, por do t’i shfrytëzojmë edhe video-inçizimet e partive politike. Ato me siguri do ta japin këndvështrimin e tyre dhe për këtë arsye u dhamë katër deri në pesë ditë që ta japin pikëpamjen e tyre për ato ngjarje, në formë të raportit. Si do qoftë do të përdoret e gjithë ajo që është në funksion të zbulimit të së vërtetës, që të konstatohen faktet. Ne jemi komision ekspert dhe duhet t’i konstatojmë faktet – theksoi Davitkovski.

Sipas dinamikës së punës së Komisionit, pritet që të respektohet afati prej dy muasjh për përgatitjen e Raportit për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button