Dramë familjare në Shkup: i rreh prindërit e gruas

Një pesëdhjetë vjeçar dje pasdite i ka sulmuar prindërit e gruas së tij 40-vjeçare. Drama familjare ka ndodhur në Shkup, kur bashkëshortët kanë nisur një zënkë verbale, me ç’rast burri ka filluar ta maltretojë gruan e tij.

Në ndërkohë, në banse kanë arritur prindërit e bashkëshortes, dhe atëherë vjehra e ka goditur dhëndrin me gotë në kokë, dhe pas kësaj, dhëndri i ka goditur me grushta vjehrin dhe vjehrën e tij.

Gjatë rrahjes askush nuk ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shkak i zënkës ka qenë procedura e ndarjes ndërmjet bashkëshortëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button