Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit rrugës së Vodnos

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se nesër (26.03.2023), me fillim nga ora 10:00, për shkak të garës së paralajmëruar atletike, do të merren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në malin Vodno, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi MPB-ja, Rruga e lëvizjes së garës atletike është nga parkingu i poshtëm i Vodnos së Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri në Manastirin Shën Panteleimoni dhe anasjelltas.

Për këtë, SPB-Shkup do të marrë masa për zhvendosjen e trafikut nëpër rrugët tjera. MPB apelon që qytetarët t’i respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button