Në seancën e sotme Zeqir Ramçilloviqi pritet të emërohet nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
Deputeti Zeqir Ramçilloviq sot pritet të emërohet si nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.
Emërimi i Ramçilloviqit është në seancën e sotme plenare, dhe vjen si propozim i një grupi të deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM).
Ramçilloviqi ishte pjesë i grupit të deputetëve të cilët u përjashtuan nga VMRO-DPMNE-ja pasi votuan për ndryshimet kushtetuese që u parapanë me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Në postin e nënkryetarit vjen pasi Vesel Memedi dha dorëheqje.