RMV, ligji për drogat narkotike është tërhequr nga Kuvendi për t’u përpunuar

Ligji për drogat narkotike është tërhequr nga seanca e sotme kuvendore, pasi që me flamur evropian është vendosur si pikë e 7-të në rend dite, njofton Portalb.mk.

Javën e kaluar për këtë ligj, i cili është vendosur me flamur evropian, duhej që të diskutojë Komisioni për Shëndetësi, por diskutimi është anuluar, pasi që nuk ka pasur përkthim të materialeve në gjuhën shqipe.

Një pjesë e organizatave civile kanë reaguar në lidhje me atë se pse ligji miratohet me flamur evropian dhe se me atë mundësohet që të miratohet me procedurë të shkurtuar pa diskutim publik. Ata kanë kritikuar se po burokratizohet procedura për rritjen e kanabisit, ndërkaq me atë do të rriten edhe harxhimet dhe çmimi i barnave nga kabanisi dhe kërkuan që Kuvendi ta kthejë në përpunim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë vikendit në konferencë për shtyp tha se ligji është vendosur me flamur evropian, pasi që me të nuk rregullohet vetëm përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore, por edhe drogat tjera narkotike dhe se mu për to ka qenë e nevojshme të harmonizohen me direktivat evropiane, të cilat janë miratuar përpara disa vjetëve. Ai tha se këto direktiva janë miratuar nga këshilli i Evropës për regjistrim më të lehtë dhe ndjekje të këtyre drogave të reja narkotike dhe eventualisht keqpërdorimit të tyre.

Ministria tha se pas reagimit të një pjese të organizatave civile të cilat kanë pasur vërejtje në pjesën e kanabisit mjekësor, ligji është tërhequr që të harmonizohet me të gjitha palët e interesuara.

Megjithatë, edhe përskaj deklaratës ligji është vendosur në rend dite në komisionin legjislativ-juridik dhe të seancës kuvendore.

Nga komisioni kuvendor për shëndetësi, e cila fare edhe nuk ka diskutuar për zgjidhjen ligjore të propozuar, thonë se ligji është tërhequr në përpunim nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button