Rasti “Monstra”: Ministrja Deskoska iu përgjigj familjarëve të viktimave dhe prokurores Fatime Fetai

Pyetjeve të prokurores, Fatime Fetai dhe familjarëve të viktimave në rastin “Monstra”, për procedurën për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, iu është përgjigjur ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe ka njoftuar se, deri te ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri ka dërguar tre shkresa për procedurën në fjalë, transmeton Portalb.mk.

“Ministrja Deskoska do të takohet me familjarët e viktimave në “Monstra”, deri te Kosova ka dërguar tre herë kërkesë për përgjigje”, thanë nga Kabineti i Deskoskës.

Siç kumtojnë nga Kabineti i Deskoskës, sa ka qenë ajo në pushtet, te Tahiri janë dërguar tre shkresa. Një kërkesë për ekstradim, dhe dy urgjenca për prononcim ndaj kërkesës.

  • Kërkesa e parë për ekstradim është dërguar në mars të 2013-s, për çfarë Gjykata e Apelit e Kosovës më 22 janar të 2016-s e ka refuzuar të njëjtën,
  • Kërkesa e dytë është dërguar më 5 shtator të 2018-s. Nga dorëzimi i kërkesës për ekstradim, deri sot Ministria e Drejtësisë në RMV nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës. Është dërguar urgjencë për prononcim ndaj kërkesës në fjalë.
  • Urgjenca e parë është dërguar më 26 shkurt të 2019-s dhe
  • Urgjenca e dytë është dërguar më 3 korrik të 2019-s.

LEXO: Fetai e pyet Deskoskën se, a ka filluar ekstradimi i Demirit dhe Ismailoviqit, Raufi e këshilloi të lexojë më mirë

Përndryshe, familjarët e viktimave në rastin “Monstra”, kanë kërkuar takim me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska për të marrë detaje se deri ku është procedura për ekstradim të Demirit dhe Ismailoviqit. Për të njëjtën, sqarim ka kërkuar edhe prokurorja që e përfaqëson lëndën, Fatime Fetai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button